Pavarësisht se kam mendimin si ju se për interesa të përgjithshme duhet sakrifikuar, dua të them se parti me një gjel kanë veç vendet e popujt me mendësi totalitare që nuk rrojnë dot pa partiprinjës.
Një parti me parime demokratike mund te kete fraksione brenda partise. Shihni Anglinë, i ikën kryeministrit ministrat e partisë së vet. Kjo është demokracia. Po pse duhet të vijë Saliu dhe të ikë Luli, apo Alibeaj. Jo more, jo, le të rrinë. Asgjë të keqe nuk ka të jenë brenda strukturave te PD qoftë dhe e riformatuar.
Le të kenë mendime të ndryshme. Partia të jete e hapur. Krejt e hapur. Ajo nuk është pronë individësh por aces kombëtar. Po nuk u hap kjo parti, po nuk u demokratizua në rradhët e saj, po nuk u zhvesh nga mentalitetit i gjelit dhe mullarit, nuk do te kete sukses e do kalojë nga dështimi në dështim. Dhe protestat të mos i bëjë si piknik me celular.
More as gazeta te vjetra për të ndezur si qirinj nuk u gjenden. Protesta quhet paqësore se nuk përdoren armë, por çdo mjet tjeter është një alternativë që të tronditen spekullatoret e pushtetit që me korrupsionin e jeten luksoze si të privilegjuar e kanë humbur besimin e popullit dhe mund te konsiderohen të jashtëligjshëm e duhen rrëzuar nga pushteti. /Nga Kolec P. TRABOINI, publikuar në Facebook/