Është vështirë të krijohet një traditë. Do ndoshta shekuj. Por kur e ke dhe mendjelehtësisht e harron apo e braktis, ke bërë një krim ndaj vetvetes sepse tradita është pjesë e indentitetit tënd dhe ti pjesë e një populli që po shpërftyrohet.
Çfarë ka ba për Shkodrën Evlia Çelebiu, kallamari i sulltanit vrasës, që i keni vu emrin një rruge?
Hasan Rizaja ka në Shkodër monumentin më gjigant në trojet shqiptare si person…a përfaqëson ai Shkodrën që është rrethuar edhe në vitet 1468-1478 dhe ka bërë një qendrese heroike 10 vjeçare.
Kol Idromeno në Rrmaj me varr të përçudnuar.
Mbrojtësit e Shkodres për 10 vjet 1468-1479, pa asnjë shenjë.
Teuta, Bato, Genti, mbretërit e Shkodrës që bënë histori duke përballuar perandorinë më të madhe në historinë e botës, pa asnjë nishan.
300 djemt e kalasë së Drishtit që pas një qendrese heroike u dorëzuan në besën e osmanëve, u sollën para mureve të Rozafës e ua prenë kokat një e nga një.
Askush nuk i kujton. Ju dhimbset një pllakë bronzi.Turp!
A ju thotë gjë kjo tragjedi ju filoosmanëve të rinj të dalë menç. Asnjë nishan as për këta. Por rroftë baba Sulltani.
Faqja e zezë e juaj por jo e historisë.
Ndaj ju kanë vënë ca tuba çeliku në mes të qytetit për tju poshtruar e për tju thënë ju shkodranët jeni fyl, nuk keni histori. Mjerë qytetërimi i lashtë i kthyer në byk e myk modern! /Nga Kolec P. TRABOINI, publikuar në Facebook/