Vijon dita e dyte e greves se shoferave qe me mjetet e tyre transportojne mesuesit ne linjat e Bashkise Malesi e Madhe. Me qindra mesues po shkojne drejt vendit re punes me mjete private, kostoja e te cilave rendon ne xhepat e tyre, pasi kompensimi qe do marrin nga shteti do jete 3-4 here me i vogel se shifra reale.
Sipas organizatoreve te greves, shkak eshte tenderi qe vonon te hidhet per bashkine Malesi e Madhe, sipas tyre behet fjale per shkaqe burokratike. Ende nuk ka nje afat te perfundimit te greves, gje qe krijon kaos tek menyra se si do te udhetojne arsimtaret. Akoma me te veshtire e kane ata qe u duhet te pershkojne mbi 30 km larg vendbanimit te tyre.
Nje dite me pare Ministrja Kushi deklaroi qe problemi u zgjidh, por nga ana tjeter, nese Shkodra e arriti kete, Malesia e Madhe ende nuk ka nje tender te fituar. Çeshtja e transportit per vite me rradhe nuk eshte stabilizuar. Pergjate 9 muajve te proçesit mesimor, me shume se gjysmen e kohes mesuesit paguajne nga xhepi i tyre dhe kompensohen me gjysmen e vleres.
Rritja e çmimit te naftes nuk u perfill per te rritur dhe rimbursimin. Nese sot vijon dita e dyte e greves, arsimtaret presin zgjidhjen e menjehershme te problemit i cili cenon gjithe sistemin arsimor, pasi transportet private nuk garantojne fillimin ne kohe te prpçesit mesimor dhe me qindra femije detyrohen te presim ne oborr arrdhjen e mesuesve te tyre. /Nga Kozeta BRUÇAJ, publikuar në Facebook/