Mediet tona, shqipshkruese dhe shqipfolëse, po i bëjnë jehonë të madhe një mundësi rus, me emrin Valiev i cili, si përfaqësues i ekipit tonë olimpik në Francë, fitoi medaljen e bronxtë. Deri këtu, nuk ka asgjë të keqe.
E keqja e madhe, madje tragjike, është fakti se, mediet tona, po e mohojnë peshëngritësin Ymer Pampuri (1944-2017), kampionin tonë botëror të Lojrave Olimpike të zhvilluara në vitin 1972 në Mynih.
Ja çfarë shkruan gazeta Tema: Kjo është medalja e parë e Shqipërisë në historinë e saj në Lojërat Olimpike, e cila erdhi pas një performance fantastike nga Valiev. (G/Tema, dt. 11.08.24.)
Nuk është vetëm kjo gazetë që, mohon të vërtetën e sportit dhe historisë së kombit tonë. Nëse janë medie injorantësh apo antishqiptare, vështirë të thuhet.
Foto: Ymer Pampuri, rekord botëror në peshëngritje, në Lojrat Olimpike, Mynih, gusht 1972. /Nga Lekë IMERAJ, publikuar në Facebook/