Gjatë trajnimit në Cleveland Clinic, në sallën e hemodinamikës, u hap diskutimi i shumës që paguanin doktorët e atij spitali për Siguracionin për Gabimin Mjekësor dhe në fakt, mjekët paguanin siguracion shuma marramendëse. Dhe nëse ndodhte një fatkeqesi për fajin e mjekut- kompania e sigurimit dëmshpërblente të demtuarin!
Në një moment, më pyesin:
-Po mjekët në Shqipëri, sa paguajnë Siguracion për Gabimin Mjekësor?
Ju përgjigja:
-Ne nuk paguajmë siguracione për Gabimin Mjekësor!
-Si ka mundësi, më thanë, që punoni pa siguracion?
-Epo i thashë, neve jemi të gjithë perfekt, nuk bëjmë gabime…-dhe e gjithë salla filluan të qeshnin.
Mos ndoshta ka ardhë koha që të pranojmë që nuk jemi perfekt dhe të fillojmë të krijojmë siguracionin e gabimit mjekësor si gjithë bota, dhe mos të bëhemi qepaze nepër media? /Nga Luan DRAGUSHA, mjek, publikuar në Facebook/