Qendra aktuale e Shkodrs asht e kompozueme me ndërtime 10- 13 kate të ndërtueme para e pas vitit ’90, si e tillë kjo zonë e ka humbë me kohë trashëgiminë e ndërtimeve tradicionale shkodrane .
Ajo asht ndër ma të pa bukurat që ka Shqipnia dhe si e tillë duhet trajtu që ti ndërrohet pamja e funksioni. Diskutimi i zhvillimit të saj (nga kushdo qoftë) në mënyrë pjesore e preferenciale, nuk e zgjidh problemin, përkundrazi. /Nga ish- deputeti dhe ish- kryetari i Këshillit Bashkiak Shkodër, Mark KROQI, publikuar në Facebook/