Shekuj më përpara, popujt e mesdheut, gjatë riteve pagane e kishin zakon të maskoheshin me lloj lloj maskash për të fshehur identitetin e tyre. Në antikitet, muaji Shkurt, ishte muaji në të cilin festohej pjelloria e tokës, e cila, pas vështirësive të dimrit, rimerrte të ushqente përsëri qëniet e gjalla.
Kështu, festat romake të njohura si Saturnalia dhe ato helene të quajtura Dionisia, qendrojnë në bazë të karnevaleve.
Në fakt, kjo gjëja e maskave e ka origjinën në qytetërimet primitive, kryesisht për qëllime rituale, në të cilat maskimi përdorej për të fshehur identitetin e vërtetë të individit dhe për tu përfaqësuar në një mënyrë më të përsosur, jo njerëzor, përmes shëmbëlltyrash hyjnore… Format më antike të maskimit i gjejmë tek Actekët dhe tek Egjipti i lashtë.
… Më tej, tek maskat e teatrit grek … deri tek maskat e karnavalit Kristian. CARNE + LEVÁMEN (mish + heq). Pra, kemi të bëjmë me një privim të mishit…. në kontekst fetar.
Gjithsesi, në qendër të kësaj feste qëndron Maska. Kështu, për karneval, pjesëmarrsit mundohen të maskohen në forma e personazhe nga më të ndryshmit… Kjo festë, në traditen prendimore shoqërohet me muzikë vallëzimi…. Ndërkohë në Brazil, karnavalet kercehen nën ritmin Sambao një mix i kulturës yorubà e nagó me prejardhje Afrikane e që në Brazil krijojnë besimin Candomblé (një besim sinkretik Afro/Brazilian).
Në Kinë maskat perdoren përgjatë festimit të vitit të Ri. Simbas tradites kineze, llojet e ndryshme të maskave të cilat u zhvilluan së bashku me ritualet e ndryshme në të cilat ato përdorën, përfshijnë maska shamanike, teatrale, kafshësh, magjirash etj.
Së fundi, nuk mund të la pa përmendë, maskimin e përditshëm që gjithkush përdor përmes një serie sjelljesh dhe veprimesh, prej nevojës për t’u pranuar nga komuniteti. Kjo gjë, tek disa individë, luan rol jetik dhe gradualisht i tjeterson ata deri në pika të pa imagjinueshme. Kjo gjë bën që shumë persona të duken ndryshe nga ç’mund të jenë në të vërtetë. Pikërisht tek kjo pikë qëndron “nevoja e maskimit”, mbasi të gjithë pa përjashtim, kemi nevojë që të na miratojnë të tjerët.
Maska është pjesë e jetës tonë. Këtu fillon tradita. /Nga Markelian KAPIDANI, publikuar në Facebook/