Të gjithë e njohin Altinin dhe fermën që ai ka ngrutur në Lezhë, “Mrizin e Zanave”. Altini prodhon gjithëçka në atë fermë dhe si “i çmendur” që është filloi të mbjellë edhe oriz. Në fakt më herët në këto toka ka qenë mbjellë oriz.
Por ndjeva keqardhje kur pashë njoftimin e Altinit për të hequr dorë nga kjo përpjekje, pasi tokat e tij janë tharë.
Nuk ka ujë!
Sepse ujin që furnizonte dikur bollshëm kanalet ujitëse, e ka marrë koncesionari që ka ngritur një HEC që shfrytëzon ujin e Drinit që derdhet nga HEC-i i Vaut të Dejës.
Tani, në këtë vjeshtë që është zgjatim i verës, koncesionari nuk lejon asnjë pikë ujë të shkojë “dëm”. Dhe dëm është të rrjedhë në këtë kanal që përshkon tonat e Zadrimës, e që tashmë është tharë.
E pashë këtë situatë edhe në Korçë në fushat e Dvoranit. Ujëmbledhësit bujqësor i është vendosur një HEC koncensionar, që derdh ujin gjatë pranverë-verës për të prodhuar energji, duke lënë shkretë tokat e zonës që kanë nevojnë për ujë në periudhen Gusht-Shtator, pasi kryesisht mbjellin mollë .
Një vend që e mbështet ekonominë tek bujqësia e turizmi, duket të ketë prioritet pikërisht këtë.
Ne trashëguam rreth 630 liqene artificiale, rezevuarë, për bujqësinë, duke qene nje nga vendet me te pasura me uje ne nivel kontinenti. Por bujqësia sot është e tharë, sepse këto vepra as u mirëmbajtën e as po shfrytëzohen në shërbim të bujqësisë.
Do të doja ta shikoja sot Ministren e Bujqësisë të shkonte në fermën Altinit dhe të bërtiste nga atje, që në këtë kanal të tharë të rridhte ujë. Sepse kështu ne po detyrojmë të ikin nga fshati edhe ata që duan të punojnë. /Nga Mentor KIKIA, publikuar në Facebook/