Shkodra asht historia e Shqipërisë, asht qytet shum i lashtë që tregon se shqiptarë autoktonë apo ilirë kanë ekzistuar realisht. Kjo ekzistencë është e prekshme edhe me provat e fundit të gërmimeve arkeologjike, jo vetëm në kalanë e Shkodres por edhe rreth lumit Drin.
Ekspedita polake në vitet 2012- 2013 bëri ca gërmime drejtuar nga drejtori i arkeologjisë për Evropën Juglindore në Universitetin e Varshaves. Se çka ndodhi me pas, nuk kemi shum informacion sepse këto gërmime u ndaluan në periudhën e otomanëve, ndërkohë që ne dimë shumë mirë se në kohën e mesjetës, Shkodra ishte një qytet shumë në zë për Ballkanin. Duket sikur nuk i intereson dikujt (sidomos fqinjve ruso- sllavë) të preket më tej kjo pikë.
Ka disa mënyra për të shkelur mbi historinë, jo vetëm duke e injoruar e varrosur sa më thellë por edhe me anën e transformimit të theksuar të zonave autoktone, nëpërmjet gjoja modernizimit apo fshirjes së gjurmeve të së kaluarës. Shkodra pa histori nuk është asgjë, është zero.
Jemi në pikën e indiferentizmit ekstrem, ku jo vetëm nuk kërkohen gjurmët e Shkodrës si qytet mesjetar por po përpiqen të varrosin e të largojmë vëmendjen nga historia. Korrupsioni po paguan që Shkodra të humbasë etimologjinë, historinë e saj, Scutari.
Nëse në Shkup janë vertetuar 12 gurët (duke bërë punime në stadium) me shkrime latine, edhe Shkodra duhet të ketë patjetër gjurmët e saj mesjetare që me qetësi e shumë dashuri…po kërkojnë ti eliminojnë duke ndryshuar statusin e qytetit të lashtë dhe antik mesjetar.
Pra problemi nuk qendron thjesht tek një kullë që i imponohet qytetit pa as më të voglin kriter fizibiliteti, historik, ekonomik,etj.,etj. Eksperienca ka treguar që betone të tilla nuk janë vënë në punë as për 10 vite e janë shndërruar edhe në vend grumbullim mbeturinash. Larg duart nga Shkodra! /Nga Merita BEKTESHI, dërguar për botim në ShkodraWeb/