Në diasporën shqiptare ka njerëz të jashtëzakonshëm, të talentuar që me mjeshtrinë e tyre janë një kontribut me shumë vlera, jo vetëm për vendet ku jetojnë por edhe për vendin amë. Janë njerëz me integritet. Ne nuk i vlerësojmë sa duhet.
Gjithmone e kam thënë që i vetmi vend ku bamirësia dhe kontributi trajtohen në formën e privilegjit, është Shqipëria.
Nuk është mirë të tregohemi xhelozë për arritjet e shqiptarëve jashtë kufirit apo anasjelltas. Nuk e kanë pasë të lehtë as njëri e as tjetri. Ata janë vlera që duhen promovuar absolutisht.
Shqipëria, një miks që për shkak të harresës, po humbet njerëzit domethënës, ata që kanë se çka tregojnë apo çka mësojnë, katalizatorin ekonomiko- kulturor.
Mospërfshirja e tyre në jetën e kombit asht si devijimi i padrejtë i vijës së ujit. Rifreskimi i kombit kërkon elita të reja. Nuk mund të bëjë asgjë pozitive, një kryetar i një shoqate romësh që promovon privilegjet e tija me orën “Festina”.
Por gjithashtu, nuk zhvillohet kombi veç me bamirësi e propagandë por me solidaritet e drejtësi sociale. Nuk mund të pranojmë që fondacione të privilegjuara nga qeveritë të ndajne projekte padrejtësisht.
Kushdo njeri që ka dëshirë të kontribuojë me dhuntitë e tija në përparimin e një kombi, duhet të përfshihet pa paragjykime dhe seleksionime politike.
Sot kontributi i fondacioneve apo bizneset sociale, janë një motor i randësishëm përparimi aty ku akoma ka vështirësi në mbledhjen e taksave për shkak të padrejtësisë dhe korrupsionit masiv. Dhe ky shkak, është një faj që askush nuk na e ka për borxh, përjetësisht. /Nga Merita Bekteshi Urbano, publikuar në Facebook/