Mbrëmë pashë intervistën e drejtëpërdrejtë të zotit Bardh Spahia dhe të zotit Benet Beci në Top Story. Ka një rritje të përmbajtjes dhe përmirësim të modelit të menaxhimit të fushatës në Shkoder.
Ajo që mund të them per të dy është kjo.
Zotëri Bardhi ka një rritje në paraqitjen e opsionit të Berishës në Shkodër. Një opsion i djathte pak më i moderuar dhe gjithëpërfshirës. Kjo falë edhe tërheqjes së kandidatit të Bashës për Shkodrën. Të gjithë prozhektorët për Bardhin…
Unë dëgjova që Bardhi nuk parashtroi program ekonomik por strategji politike, i mbështetur në eksperiencën e deritanishme të menaxhimit administrativ të bashkive, sidomos në Shkodër, sekret…
Ai i dha përgjigje politike çdo problemi. Aty u binda që për zgjedhje politike Bardhi do ishte kandidat perfekt në Shkodër.
Benet Beci një kandidat me letra të hapuna…Pyetja më e fuqishme e intervistës së Grida Dumës mbrëmë ishte:
– Shkodra është në këtë pikë nga korrupsioni i administratave apo kanë dashur ta paraqesin të majtët në këtë mënyre që ajo ta lëshojë të djathtën?
Benet Beci u përgjigj:
– Të dyja opsionet…
Këtu u binda që ai është nje teknicien që e di mirë se çka don dhe ku duhet të shkojë për të realizuar. U binda që Shkodra është në fokus ndërkombëtar, që shkodra nuk mund të bëhet më pengesë në projekte ndërkombëtare, që Shkodra ka marrë vëmendje ndërkombetare…
Benet Beci duhet të realizojë këto projekte për Shkodrën, ses bën. Në qoftë se neve, Shqipëria, kërkojmë të hymë në Bashkimin Evropian, duhet ti kemi pipat për andej jo për këtej…
Do apo s’ do Edi Rama!
Do apo s’ do Berisha!
Po hienat çka po bëjnë nderkohë rreth e rrotull? Hienat presin ndonjë rrëmuje. Nuk u intereson Evropa. Ose u intereson vetëm nëse paratë përfundojnë në xhepat e tyre. O për ta, o për askend…!
Hienat, mafia! Hienat, me zyra nëpër Shqipëri, Evropë apo botë, për të devijuar fondet sepse shqiptarët nuk dinë ti përdorin… Po lërini hienat të merren me hallet e tyre, të mbijetesës politike…! /Nga Merita BEKTESHI URBANO/