Mjerë ai që nuk ka njeri, se te ky vendi ynë duhet të ulërish që të dëgjohesh.
Kam që në mëngjes që përplasem nga dyert e bashkisë në spital, nga spitali tek institucionet “fantazëm” që marrin rrogën, por nuk japin shërbim, as zgjidhje.
Pas një maratone vrapimi gjetëm një derë të hapur për rastin e Nënë Fifes, gjej rastin të falenderoj drejtorin dhe nëndrejtorin e spitalit Shkodër, që personalisht e morën rastin, që të kryhet një operacion dhe të nis mjekimi i nënë Fifes.
Ajo do operohet të hënën dhe të mërkuren Bashkia Malësi e Madhe duhet t’i gjejë strehën sepse siç kuptohet nuk kemi ku ta çojmë.
Jam mirënjohëse pafund djalit nga Kelmendi që pas shkrimit tim e mori dhe e dërgoi në urgjencë Prek Sokaj dhe priti jashtë spitalit për disa orë bashkë me të sëmurën, deri sa mbërrita unë nga mali dhe arritëm të gjejmë një zgjidhje për kurimin dhe operimin e nënë Fifes.
Një falenderim për gratë e lagjes Nexhin, Valin, Lilin që janë munduar ta ushqejnë, lajnë kujdesen për të, jashtë mundësive të tyre.
Ndërsa Kryetari i Bashkisë dhe organizmat e tij vazhdojnë të jenë gjumë! Uroj të zgjohen deri të mërkurën, ndryshe do shihemi si di unë.
Ju betohem që nuk heq dorë nga ky rast deri sa të akomodohet në një strehë sociale me kushte normale dhe zgjidhje përfundimtare! /Nga Mimoza REXHVELAJ, publikuar në Facebook/