Ndërsa në Tiranë moçali politik zien nga halli i karrikeve duke u çjerrë e duke bërtit e duke shkuar jo më larg hundës së vet dhe të tmerruar nga SPAK, Lideri europian Lulzim Basha vazhdon misionin politik me shqiptarinë në Rajon: Lugina Preshevës, Bujanoc, në Beograd duke u përplas me deputetin serb për Kosovën dhe Luginën e Preshevës dhe në Maqedoninë e Veriut.
I vetmi lider që prodhon politikë është Lulzim Basha.
Përmes një programi ambicioz të PD-Demokratëve Euroatlantikë “Shqipëria meriton më shumë”, Ai adreson zgjidhjen për qytetarët dhe për një Shqipëri europiane.
Alternativa më e mirë e besueshme me një shtrirje kapilare nga veriu në jug, në antitezë me Rilindjen socialiste të korruptuar, janë Demokratët
Euroatlantikë.
Qëndrueshmëri në ide, koherencë në ato që thonë e bëjnë, besnikëri ndaj demokratëve dhe qytetarëve, të moralshëm dhe me integritet, këta janë vlerat që qytetarët duan. Këto vlera do t’i shërbejnë jo vetëm shqiptarëve në Shqipëri por mbarë shqiptarisë në Rajon.
Qytetarët e shqiptarët këtë duan, të vërtetat e përditshmërisë së tyre të trajtohen e të zgjidhen nga njerëz normalë që bëjnë punë dhe jo me pazare apo lloqe nga mëngjesi deri në darkë në media me fjalë pompoze e mashtrime.
Është koha e PD- Demokratët Euroatlantikë, është koha e përballjes me të vërtetën! Shqiptarët meritojnë më shumë, Shqipëria meriton më shumë. /Nga Mirela ÇËRRAGA KARABINA, publikuar në Facebook/