Njëri prej miqve dhe shokëve të mi të mirë të fëmijërisë, kishte publikuar sot, këtë foto model të shtëpisë së vjetër të familjes së nderuar Rroji në Shkodër.
Prej vitesh e kam ngritur zërin, sidomos në takime zyrtare, që institucionet e vendit, duke nisur nga qeveria e poshtë, duhet të hedhin sytë nga këto vlera të tabanit dhe të trashëgimisë sonë identitare.
Shumë mirë që investimet të përqendrohen në Gjuhadol e përreth, sepse patjetër është pjesë e padiskutueshme e trashëgimisë sonë qytetare, kulturore e identitare.
Por, institucionet tona dhe drejtuesit, duhet me patjetër të kërkojnë në zemër të lagjeve muslimane, për të restauruar e përmirësuar infrastrukturën drejt shtëpive të vjetra muslimane, që patjetër datojnë edhe më larg e më herët se shumë e shumë gjurmë të tjera që mirëmbahen sistematikisht e investohet për ta në Shkodër, me një fanatizëm të çuditshëm e shpesh paradoksal.
ikur, pata bërë një shkrim- dedikim për Shtëpinë e Myftiejve në Qafë. Akoma e kam të ruajtur foton e tabelës së ndryshkur mbi derën e vjetër shekullore të asaj shtëpie historike, ku shkruhej: “Monument kulture, mbrohet nga shteti”..!?
Ndryshku, që tashmë na promovohet edhe si vlerë, në një qytet, ku është investuar pambarimisht dhe në shumë forma që të ndryshket e të tjetërsohet, duhet medoemos të pastrohet, të dëbohet e të mos pranohet kurrë për vlerë, sepse as ka qenë, as mund të jetë i tillë.
Shkodra dhe ndryshku janë një çift i dështuar dhe një lidhje e shëmtuar, që shkodranët nuk duhet ta pranojnë për asgjë dhe asnjeri!?
Nëse nuk kemi gajle për gjurmët e trashëgimisë sonë, do të thotë se nuk na bëhet vonë as për axhendat e tjetërsimit që qarkullojnë ndër ne prej kohësh, pa u ndjerë!?
Shtëpia e Rrojejve, si shumë e shumë të tjera, është pa asnjë dyshim vlerë e trashëguar ndër shekuj, gjurmë që fton për t’u zgjuar nga gafleti e ftesë për të ruajtur ekuilibrat e të shenjtës në një qytet, që nuk zhbëhet kollaj, përtej djallëzive dhe patronazhistëve të së keqes! /Nga Imam Muhamed B. SYTARI, Myfti i Zonës Shkodër/