Ky eshtë segmenti i parë rrugor i Lugines se Rrjollit me 5 fshatra në Malesi të Madhe. Janë 4 kilometrat e para të sapoasfaltuara Gruemirë – Linaj – Egç! Kalojnë përmes një peisazhi gjelbërues të bukur natyror 200 – 300 meter mbi niveli e detit, herë – herë edhe në formë tuneli nën hijen e pyllit me gështenja, nga ku Shkodra duket si në pëllembën e dorës!
Eshtë investimi i parë i 30 viteve të fundit për infrastrukturën që bëhet në këtë luginë ku 5 fshatrat e saj Linaj, Egç, Lepurosh, Kurte dhe Rrjoll vazhdojnë të jenë të banuara, fatmirësisht! Me këtë investim krijohen kushtet që në Luginën e Rrollit, e njohur për burimin e ujit të pijshen ndër më cilësorin në Europë, të fillojë të zhvillohet agroturizmi.
Njerëzit e saj janë mjaft mikëpritës! Kushtet klimatike kanë favorizuar kultivimin e disa lloje pemësh si dhe gështenja, vreshta, kultura bujqësore e tjerë. Gjithashtu ka prodhime të bollshme blegtorale dhe produkte të shumta të tyre! Në të njejtën kohë, Lugina e Rrjollit shquan edhe për monumente të shumta natyrore por edhe historike, si pjesë e deshmive të identitetit tonë kombëtar!
Dhe jo vetem kaq, por shumë e pasur me pyje të dendura ku “vallëzojnë” kafshë të egra dhe shpend që i kanë foletë në majat e thepisura që lartësohen pertej 1000 metrave mbi nivelin e detit! Eshtë një luginë që kthehet në një destinacion të ri turizmi gjithëvjetor! E lehtë për t’ u shijuar, vetëm pas një udhëtimi jo më shumë se 30 minuta nga qyteti i Shkodres.Të shpresojmë së banorë të zones apo bizneset të fillojnë sa më parë ndërtimin e njesive të shërbimit turistik, ndërsa qeveria të marrin përsipër caktimin e fondit për ta rregulluar gjithë rrugen e Luginës së Rrjollit deri tek Pajat ku buron ujësjellësi, pasi Bashkia e Malësisë së Madhe e ka të pamundur ta përballojë fondin për këtë rrugë.
Ajo i bëri 4 kilometrat e para, aq mundi, aq bëri! Tani deputetët, Prefektura Shkoder dhe institucionet tjera të levizin për t’ia shtuar këtë destinacion turistik gjithëvjetor rajonit të Shkodrës! Do të ishte e pafalshme që të priteshin edhe 30 vite të tjera, për tu kujtuar për Luginen e Rrjollit! Ajo nuk duhet të mbetet më e pazbuluar, domethënë e pashfrytëzuar! /Publikuar në Facebook nga Musa KURTULAJ, gazetar/