Piktori dhe skulptori shqiptaro- italian Alfred Mirashi Miloti me “Çelësat” ka pushtuar faqet e gazetave e revistave, me vlerësimet që nuk kanë munguar edhe në shtypin e përditshëm të botuar jo vetëm në Itali, por edhe më tej në Europë e në Kinë.
Për lexuesin e “ShkodraWeb” njohjen me piktorin shqiptaro- italian po e bëjmë nëpërmjet një interviste.
-Më së pari Fredi, pas mbiemrit tuaj Mirashi është dhe e emri i një qyteti buzë lumit Mat, Miloti. Çka ju afron me këtë emër simbolik ?
Prindërit e mi e kanë origjinën nga bjeshkët e Kelmendit dhe me pas janë vendosur në kodrinat e bukura të Ishmit, Kodër Rekë, ku blenë shumë toka duke i dhenë një zhvillim të madh bujqësisë, frutikulturës e blegtorisë. Por pas vendosjes së pushtetit komunist, familja Mirashi u shpall familje kulakësh dhe iu shpronsuan dhe grabitën një pasuri me shumë vlerë, duke i dënuar nga pronat e tyre e duke u vendosur në Milot. Aty kemi lindur ne vellëzerit Mirashi dhe duke qenë se gjetëm një strehë bujare e me tradita, u shkolluam dhe i edukuam me frymën atdhetare të të parëve tonë, më joshi kjo qytezë, duke e “bashkëngjitur” emrin e saj në regjistrin familjar. Dhe kur dëgjojshim udhëtarët që kalonin me autobuzë nga Shkodra në Tiranë e kthim e ndalonin për të shijuar kafen e Marijes , po ndalemi në Milano, ky emër zuri vend pa asnjë mëdyshje në rrugëtimin tim drejt afirmimit si artist në fushën e artit.
-Njohja e artistit Miloti kaloi shpejt nga Piazza Duomo në sferat e pashkelura të artit të qytetit dantesk, me një pasion e vullnet të trashëguar nga rrënjët e një origjine kreshnike, në një prezantim në sallat e studiot e njohura të Firenzes ?
Përveç frymëzimit që më falën dhe ushqyen kryeveprat Michelangelo, Leonardo da Vinci, Brunelleschi etj., ambjenti miqësor që krijova me piktorë, pedagogë të arteve në Akademinë e Arteve të Bukura në Milano Brera, me drejtuan drejt një afirmimi duke hapur dhe ekspozita në Toscana, Napoli, me pas edhe jashtë Italisë si në Kinë etj.
-Duke gjurmuar udhëtimin tuaj në rrugën e sukseseshme të arteve nuk gaboj të shprehem se kulmin e punës tuaj e finalizuat me projektin “Çelsat e Unitetit”?
E fillova në prova eksperimentale, duke i dhënë çelsave forma të ndryshme të derdhur më parë në allçi e më pas në punime mekanike, duke bërë punën e një skulptori. Pra nuk ishte një sprovë jo aq e lehtë. Format e çelësave merrnin çdo ditë ndryshime për të afruar tek dashamirësit e arteve dhe të komunitetit ndjesinë që shpalos një vepër e tillë.
-Pra Çelsat e Milotit nuk janë thjesht për të kryer një veprim mekanik ?
Portat duhen hapur. Komunikimi duhet të gjejë hapësira për të afruar njerëzimin. Çelësi aspiron ëndrrën për të frymëzuar komunikimin, pra dialogun, një dialog të munguar në mes popujve pavarësisht etnive, racave, ngjyrave e gjuhëve. Ndoshta edhe pse nuk ka munguar në shekuj, por bëhet fjalë për të hapur bashkëbisedime të sinqerta. Dialogu i sinqertë nuk është ai vetëm i manifestuar në tryeza ovale në mes superfuqive por në çdo tryezë që sjell aspirata e frymëzime.
-Ju keni fituar tashmë patentën dhe jeni afirmuar si artist bashkëkohor në një profil që i ka munguar pikturës e skulpturës shqiptare?
Nuk ishte e lehtë për të poseduar këtë patentë siç po e quani ju dhe për të bërë të njohur Çelësat e Unitetit, një frymëzim për dialog gjithëpërfshirës në rruzullin tokësor.
-Pa dyshim që suksesi që seleksionuat para tre viteve me vendosjen e Çelësit në komunën Cervinara të Napolit ju ka angazhuar për ide dhe iniciativa më të guximshme?
Padyshim që po. Çelësi në Cervinara i vendosur në Rotondën Via Lagno me një pamje në kryqëzim rrugësh terheq vëmendjen e syrin e çdo kalimtari pasi përmasat janë të atilla, 20 m lartësi dhe një peshë prej 40 kV. Një falenderim të veçantë në adresë të kryetarit të Komunes Z. Fluccio Tangredi si dhe miqve të mi, filozofit Carlo Bianco e avokatit Raffaello Bianco, të cilët më lehtësuan ekspozimin e një vepre me përmasa të tilla.
-Dhe 30 Marsi po afron, çka do të sjell dhe kurorëzimin e projektit madhor “Keys Of Unity”?
Ky projekt i mundëson “Çelësave të së ardhmes” një shtrirje në hapësirën italiane që me 30 Mars është inagurimi në qytetin e Napolit. Dhe për të realizuar “çelësin e transformuar me në referencë arti “, iniciativa ime mbeshtetet pa kursim nga drejtuesit ekzekutiv Z. Michael Kaiser dhe Jean Wolfe, drejtuesi artistik Michele Stanzione, Ingj. Michele Polumbo. Ideja e këtij projekti madhor “Kyes of Unity” është që “Çelësi i brezave
dhe epokave” krye tre muajve të marrë rrugëtimin në qytete të tjera të Italisë e përtej Azisë e Oqeanisë.
-Ky projekt a nuk ka forcën dhe dritën për të çarë kufijtë e Shqipërisë dhe të kalojë nën hijen e rëndë të Rozafës?
Këto ditë jam në Shqipëri. Ministria e Kulturës ka miratuar projektin e fondin përkatës për të kaluar përtej Rozafës legjendare dhe në takimin që kam bërë me Ministren e Kulturës znj. Margariti, kemi zgjedhur si pikë ekspozimi Hanin e Hotit, pra sheshin ku historia ka folur për kreshnikë e legjenda e realitete luftrash që kanë mbyllur për vite kufijtë e komunikimin e etnive.
-Diku kam lexuar se piktori Mirashi, i lindur në Milot ka origjinën e kreshnikëve të Vermoshit, ndaj Çelësi në sheshin e Hanit të Hotit është ndoshta dhe një amanet i paraardhësve kreshnik.
Të parët e fisit më kanë folur me nostalgji për Kelmendin, për prijësit dhe bajraktarët e fiset, traditat e malësorëve dhe me ardhjen e demokracisë, unë, vëllezerit e mi, së bashku me babain tim, të ndjerin Llesh Mirashi, na u dha mundësia të shkelim trojet e të parëve, çka për të realizuar një ëndërr të tillë në vitet e diktaturës komuniste ishte e pamundur për familjen e një kulaku.
-Keni mjaft arritje e vlersime si piktor në Firenze në vite. Me interes do të ishte që lexuesi i Shkodra Web të njihej me çmimet e një viti që kaloi?
Jane katër- pesë çmime që kanë pasuruar faleronë e trofeve por unë do të veçoja si më të fundit cmimin “Ponte Vecchio”, çmim ky në mes 20 artistëve, shkrimtarëve, piktorëve, skulptorëve në edicionin e 13-të të tij. Nuk isha unë vetëm shqiptaro- italiani që mu bë ky vlerësim por edhe shoku e kolegu im, skulptori i njohur tashmë, Helidon Xhixha. Po kështu çmimi i karrierës “Dy Principatat”, akorduar nga shoqata “Campania Sud-Ovest” me president Enzo Pecoraro.
-Atëherë mbetet për t’ ju uruar suksese të tjera dhe një prezantim dinjitoz me veprën tuaj Çelësat që do të jetë dhe prezantim juaj i parë me artëdashësit shqiptar.
Faleminderit! /Intervistoi për ShkodraWeb Namik MEHMETI, Firenze, Itali/