Kjo letër e Baltion Stambollës, vrasësit të Luigj Gurakuqit, nga burgu i Barit, drejtuar Ahmet Zogut dhe kunatit të tij, si ministër i brendshëm, ndodhet në arkivin e Muzeut të Shkodrës.
Vrasësi i dërgon letër Ahmet Zogut dhe Ceno Beg Kryeziu dhe i kërkon ndihmë, të holla dhe ndermjetësim për shpëtim, pranë legatës italiane. Gjithashtu kërkon të dijë ku ndodhet Çatin Saraci konsulli shqiptar në Bari, të cilin e kishte mik, kërkon besë dhe ndihmë.
Këtë letër historianët dhe gazetarët e banaqeve që merren me histori e fshehin, bile edhe Muzeu Kombëtar e fsheh. Në një libër tjetër botuar në Itali me titull “Vrasja politike e Luigj Gurakuqit ” është i gjithë dokumentacioni i hetuesisë në Bari të Italisë, edhe deklarata e vetë vrasësit Stambolla që i nxjerr bllof qesharakët e mehallës së thashethemeve veriore që historinë e bëjnë kafeneve para gotës së rakisë, me barcaleta banale.
Kjo letër është botuar rreth 60- 70 vjet më parë nga Gjon Kamsi, i cili ruajti edhe rrobat e gjakosura të Luigjit e i dorëzoi në Muzeun e Shkodrës e më vonë, nga Mark Gurakuqi në librin e tij.
Për vite me radhë kjo letër ra në heshtje nga pseudo historiografia “demokratike”, e cila operon njëlloj si historiografia komuniste por dielli nuk mbulohet me shoshë. Dokumentat, librat dhe dëshmitë aty janë.
Ceno Beg Kryeziu, kunati i Zogut ministër i brendshëm, në intervistën dhënë një gazete serbe “Novosti” deklaron se Luigjin, Bajram Currin i vrava unë për të mirën tonë të përbashkët. /Nga Nikolin GURAKUQI, publikuar në Facebook/