Kastriot Dervishi, studiues i apasionuar i arkivave të shtetit komunist në Shqipëri, vijon të publikojë herë pas here fakte e dokumente shumë interesante për atë periudhë të vështirë që kaluan shqiptarët.
Ditën e sotme, ai është ndalur në Shkodër, duke treguar disa nga pseudonimet më të çuditshme të përdorura nga organet e diktaturës për informatorët e tyre.
Kastriot Dervishi shkruan në publikimin e tij në Facebook:
Disa pseudonime të çuditshme të përdorura në Rrethin e Shkodrës në vitet ’70:
-“Çakalli”
-“”Qefulli”
-“Tankisti”
-“Shega e ambël”
-“Zemra e kuqe”
-“Bonifikuesi”
-“Floriri”
-“Trojani”
-“Rudina” (burrë)
-“Bregu i bubës”
-“Veterani”
-“Prodhimi”
-“Partizani i fortë”
-“Arra e dragoit”
-“Pisha e madhe”