Nuk ke thënë asgjë të pa ditur po të thuash: Njeriu është gjitari më i zgjuar dhe më i degjeneruar i planetit. Vetëm pak guxim anti- hipokrit do që të thuash vërtetësisht se kapitalizmi është sistemi më i zhvilluar dhe më i degjeneruar i derisotëm. Pushteti, paraja dhe seksualiteti janë tunduesit më të mëdhenj, bashkudhëtare të gjitha kohërave.
Rrethe këtij trinoni sillet bota, për këtë rit lakmitar është larë në gjak e djegur pambarimisht. As një monoteizëm fetar nuk ka mundur ta shërojë këtë plagë veç e shumta, zbusë sado pak dalldisjen e pa fre nga ky konglomerat shtazorë i pangopur. Deri më sot ilaç i vetëm shpëtues është vdekja.
Pushteti është superioritet fuqie, paraje dhe shfrenimi seksual. Sa më lart drejt majave te pushtetit, aq më e ashpër është lufta, intriga politike, lumi i parasë dhe harbimi efshëror. Një njeri i dehur nga pushteti, paraja dhe seksi pa kufij, përfundon në orgji si Klintoni, Berluskoni, Tito Napoleoni, Ali Tepelena, Sulejmani i Madhërishëm, Çezari, Xhingis Han etj. etj.
Sa e sa mbretër e pafund, ministra, senatorë, industrialistë, grosistë, bankierë, miliarderë deri tek shefi, drejtori, kryetari, përgjegjësi, brigadieri dhe xhandari dhe shoferi i shefit. Ne si përrua i vogël në këtë oqean botëror ose shfryjmë gjithë tërbim, ose ngazëllehemi ndaj së keqes që na ka pushtuar si lari trupin e një zgorani të kërrusur nga motet.
Modeli ynë vegimtar janë pikërisht, të fortët e pushteti, paraja, sulltanët e seksit deri gangster të botës së krimit që i promovojmë, i votojmë, i lakmojmë, i adhurojë u bëhemi urë e kaluç me na hipë. Kemi përfunduar në një hierarki të egër ku rëndësia e vlera e individit përcaktohet vertikalisht nga ofiqi politik, nga kuleta, pasuritë e fituara në çdo mënyrë, nga vilat, makina, ora, bizhuteritë, bythët, vithet dhe shalët.
Në rangun e mesëm, si më të vlerësuarit, vijnë menjëherë vëllezërit, djali tezes, i hallës, xhajës, kushëriri, tezja, kunata, ndrikulla, dashnorja e ministrit, deputetit, gjyqtarit, prokurorit, drejtorit, kryetarit, doganierit, policit të lagjes dreqit e të birit. Nuk është faji i Berishës, as Ramës për Pangot, Xhelilat dhe Gjicat shtizë ngrehur të pushtetit. Këtyre të pafatëve iu fik kandili në dorë. Dikur , jo më kot, një vajtore pati vajtuar për një rast vrasje n, flagrancë:
Qyqeja si të kanë zanë…
se kështu bajnë të tanë…
Është faji i sistemit që kemi ngritur tash 30 vite, ku seksualiteti lulëzon pa druajtje më shumë në zyrat e shtetit se kaçubet e fshatit. Ehhh sa e sa të tjerë majtas e djathtas, poshtë e lart, pallë zhveshur, heroi të erosit për tu treguar “shenjtorë të virgjër” para publikut, përdorin si dyshek zyrat e shtetit ndërsa kur ndodh ndonjë aksident seksual, turren dhe publikojmë në video skandaloze dhe bëjmë “analiza” dhe edukate morale.
Sa heretike është fjala prostitutë për ato punonjëse seksi të deklaruara. Po ato gra të përzgjedhura që bëjnë seks në zyrat e shtetit, duke u “betuar për atdhe” me shpinë për dysheme?! Po ato që bëjnë karrierë spektakolare me prapanicë çfarë janë?! /Nga Prel MILANI, publikuar në Facebook/