Kur disa emigrantët bujarë vendosën që Shkodrës, qytetit me karizmatik të Shqipërisë, t’i dhurojnë bustin e princit më karizmatik, ushtën e dytë të qendresës madhështore shqiptare dhe babanë e së drejtës së thiktë arbërore, dikush në mënyrë cinike, dikush tjetër nga pa dituria provinciale pyetën:
Çfarë ka bërë Lekë Dukagjini per Shkodrën?! Cinikë ka kudo jo vetëm në Shkodër e Shqipëri. Dëmi më i madh i cinikut është se mjegullon mendjen e të tjerëve që për nga natyra nuk janë të tillë.
Për ata që mendojnë se nuk mjafton vetëm të udhëheqësh një qëndresë 11- vjeçare mbarëshqiptare për patur një bust në kryeqendrën e Veriut, po ju kujtojmë se Leka ka luftuar direkt edhe për Shkodrën e Drishtin madje nuk ka përdorë asnjë inkursion ndaj Shkodrës, as kishte ambicie ta fuste në zotërimin e tij siç deshi Skenderbeu dhe siç bëri Venediku!
Më 1468 në Shkodër thyhen trupat osmane pa pjesëmarrjen e Skenderbeut. Mendohet se kjo fitore është arritur nën drejtimin e Lekë Dukagjinit. (Tonin Çobani, “Princi i përfolur Lekë Dukagjini” SH B. “Tonena” Tiranë 2003, Fq. 169). Ky pohim nuk është në ajër as sentiment i autorit por një deduksion pas një analize të ftohtë historike.
Virgjil Kule në librin e tij “Gjergj Kastrioti Skënderbeu, kryqtari i fundit” duke cituar dokumentet diplomatike, në faqen 492 të librit tij konfirmon “Në Veri Lekë Dukagjini i rezistoi mirë mësymjes së hatashme të Mehmet Pashës (60 mijë vetë) që depërtuan deri në Danjë e Shkodër. Me beteja të vrullshmen pjesën e poshtme të qytetit, e cila u përfshi nga flakët, Shkodra qëndroi”.
Të gjitha paragjykimet kanë në themel mungesën e njohjes. O njerëz, i vetmi ilaç shërues nga epidemia shpërfytyruese e paragjykimit është njohja. Lodhuni pak dhe çlironi shpirtin nga ajo ligësi që po tu fut në gjak, kurrë nuk të lë rehat. /Nga Prel MILANI, publikuar në Facebook/