Gjenealogjia e Gjon Muzakës, jo e imja: “Dukagjinët” e kishin shtëpinë në Shkodër! Testamenti i vitit 1510, shkruar prej zoti Gjon Muzaka, princ i Epirit, duhet lexuar.
…Më duket e nevojshme tu njoftoj mbi gjininë e nanës s’uej, kah vjen e në ç’mënyrë? Po ju them se asht e shtëpisë e Dukagjinit e keni me ditë se ajo derë sundoi në Shqipni. Thuhet prej të moçmëve se të parët e tyre rrjedhin prej trojanëve e mbrapa, ata u shperngulën në Francë: Kjen dy vëllazën, të cilët kaluan në Itali në atë kohë kur mbretërit e Francës, me princa të tjerë të krishtërimit dojshin me lirue Jeruzalemin e tuj pas mbrritë në Itali, njani ndër vëllezërit të thanun, njani ndejti në Itali e kje zotnues “d’Este” e mbrapa në kohë në “de Ferrara” si janë sot.
Tjetri vëlla, i quajtur Dukagjin, kaloi në Lindje në rastin sipërthanun, për ngallnjim e tuj kënë në Shqipni, muar një vend të quajtur Zadrima e do vende të tjera të quajtura Fandi e vendet e emnueme Mali i Zi dhe një krahinë tjetër e quajtur Pilati “et li Flati” (Pulti) e aty ngriti një kështjellë të emëruar Fleti e pat një qytet të vogël me emnin Shati . Tash asht i rrenuem.
Krejt ai vend i naltpërmendur, tash thirret Dukagjin, prej emrit të zotëruesve të tyre, zotnit Dukagjin. Z. Dukagjin kjen mbytë prej vendasve të vet …Kjen mbytë dhe fëmija e tij e nuk pshtoi tjetërkush pos një djalë i vogël, i cili kje mshefë e rritë prej një farë Shtjefen Progono, i vendit të quajtur “Calameri”.
E kur mbrrini moshën e burrnimit, i thanuni Shtjefën, i dha të bijën për grua, e më këshillë e ndihmë të përmendurit i thanuni (djali) mbërriti në zotërimin e prindit dhe mori emrin e t’ et Dukagjin, e prej këtij lenë shumë fëmijë në rend të drejtë e shumë ndjekësa. Për këta nuk mund të më bie ndërmend veç për një Gjergj Dukagjini, i cili pat dy vëllezër, njani me emrin Tanush e tjetri Dukagjin.
Vëllai i parë Gjergji, kje zotërues i Zadrimës, i dyti i emrit Tanush, kje zotërues i Fandit e pjesës tjetër të vendit. Dukagjini (i dyti) pat një pjesë të shtetit, tetë katunde të Zadrimës, u martua dhe shpinë e kishte në Shkodër dhe aty banonte në ma të shumtën. Prej atij të tretit vëlla Dukagjin, rrjedh familja Dukagjini që ishte në qytetin e thanun Shkodër. Tash kjo familje gjendet në Venedik e kjen barona si kam thanë.
Prej djalit të parë Gjergj Dukagjinit të përmendur ma lart, leu Kolë Dukagjini, plaku e vëllaznit e tij. Prej zotit Tanush të dytit djalë, leu Gjergji i dytë e të tjerë vëllazën të tij, prej të cilëve ndjeksa rrjedhin shumë trashigues e zotnues të vendet e thanuna. Këta tuj pas dekë, kush prej deket të natyrshme e kush ndeër lufta, kjen shue të gjithë veç një Pal Dukgjini. Ky pat për grua motrën e Arjan Komnemit, të babës se Zj. Skenderbega (Andronika, gruas së Gjergj Kastriotit). E me dekt, të thanunit Pal e të bijve të tij (Nikollë e Lekë), u shua e mbaroi barku i Dukagjinëve të vërtetë e nuk asht kush tjetër prej të thanunes shtëpi, veç siç thash ata që janë në Vendedik që rrjedhin prej të mbramit vëlla të thanun Dukagjin.
Prej nga ishte Leka dhe çfarë familje e vjetër arsitokratike ishte?! Pyetet rëndomtë dhe me kurreshtje në qindra e mijëra biseda mes njerëve të ndryshëm. Nuk kemi burim më të saktë se Testamentin e Gjon Muzakës që kishte për grua Marie Dukagjinin, motrën e Lekës. Ky testamet asnjëherë nuk i është publikuar lehtësisht publikut, vetëm i cituar sipas konteksteve të ndryshme.
Krahina, herë e zgjeruar e herë e tëkurrur dhe popullata që u quaj Dukagjin, morën emrin e zotit te tyre Dukagjin. Ma dukagjinasit e Dukagjinit janë ata që e ruajtën dhe mbajtën të pacënuar këtë emër. Ata që nuk mbajtën do këtë llagep, uroj të hedhin shikimin nga rrënjët e vjetra të litologjisë Arbërore! /Nga Prelë MILANI, publikuar në Facebook/