Befasuese mrekulli ujore e kaltërore që rrëshqet mbi rruaza të shkëlqyeshme bardhore gëlqerore, rrethuar nga horste që puthen me retë veshur me pelerinë të blertë gjer në fund të këmbëve të horsteve përpirëse…!
Ashtu si Thethi, edhe kjo pikë begatore e mikluar nga sy ardhtarë prej anës së anëve te botës, veç një nudoje të përsosur natyrale, nuk i afrojnë asgjë historike asnjë vizitori. Të na rrojnë rabsoditë e Gjovalin Shanit, Fran Kodrës e Ndue Shytanit.
1-Ti udhëtar që vjen këtu e befasohesh nga një UAAA e thekshme! Mësoje se ky toponim është i sajuar si pjellë mediatike dhe jo si toponim historik.
Çdo lum në botë ka një emër dhe tek e fundit lum se lum mbetet. Është qesharake të rrekemi është apo nuk është lumi i Shalës?! Po uji është i këtij lumi por toponimet ku janë ngritur bujtinat dhe territori nga rrjedh ujë, janë tjetër për tjetër dhe nuk janë quajtur kurrë lum.
2-Ti udhëtar mësoje se de facto këtu kemi një peisazh miks liqenor (artificial) të liqenit të Komanit që ngjitet deri tek qendra e resortit te sotëm dhe një peisazhit lumor që vijon më lart si arterie sterile e magjishme.
3- Ti udhëtar mësoje se ndërtimi i HEC- it të Komanit u bë shkas që depozitat aluvionale të lumit të Shalës të krijonin këtë vend pushim të pashoq që pa dorën firmëtare të Enver Hoxhës, kurrë nuk do të bëhej!
4-Mësoje ti o udhëtar se ky territor fotozhenik, krahas çlodhjes së syrit, prehjes së shpirtit dhe freskimit të prapanicës, ka edhe një toponomi historike të moçme rreth e përqark.
5-Mirë se të vish o udhëtar dhe ardhsh i bardhë! Por ti nuk ke ardhur të shtiesh fall për të mësuar misteret tona të fjetura që nuk i dimë as duam t’ ia dimë.
6-Ti o udhëtar i bardhë të mungon qoftë edhe një tabelë me fjalën tonë më të bukur “MIRË SE ERDHE”. Ti në fakt ke ardhur në Shosh e kujton se ke ardhur në Shalë!!! Ani, se tek e fundit në Dukagjin e Shqipëri je!
7-Ti o udhëtar i bardhë, të mungon gjithçka që mund të rrëfehet një kujtesë historike, ndaj nuk ke faj të shtiesh fall se çfarë ka këtu!
8-Ti udhëtar i bardhë, vare vath në vesh, në këtë vend ko#et vlerësohen më shumë se mendja, prandaj laj k#qet dhe shko andej nga erdhe!
Për deri sa askush nuk luan prej vendit për ta plotësuar këtë shtegtim me asnjë tabelë as objekt përkujtimor historik, unë bej atë që më takon të bëj si intelektual.
Ju shoqërues të giudave, njihuni me këto emërtesa historike që një turist ndeshet gjatë këtij udhëtimi, së pari përqafohet me Lesniqen, Mollën e Shoshit e ka lart në ballë ngjitur me yjet, Komlemin në të majtë në ngjitje që bën roje historie dhe Fortesën e Lekë Dukagjinit që ju thotë: Mirë se erdhe, ardhsh i bardhë! /Nga Prelë MILANI, publikuar në Facebook/