Po ndiqja një deklaratë të Zonjës Yuri Kim që shprehej, se PD do të jetë forca politike e së ardhmes, që do ta qeverisi dhe do ta integrojë Shqipërinë!.
Yuri Kim.
“Shpresa jonë është që Partia Demokratike do të përfaqësojë përsëri të ardhmen, do të jetë përsëri forca që do të jetë e aftë të tërheqë Shqipërisë përpara, ta drejtojë përpara, jo pas!”.
Duke lexuar këtë deklaratë shqiptarët dhe demokratët duhet ti thonë jo së shkuarës, bolshevike ruso-komuniste që përfaqësohet nga Sali Berisha dhe ideologjia bolshevike që con në autoritarizëm dhe korrupsion!
Ne këtë kontekst PD nuk mund të vijë në pushtet me Sali Berishën non grata të perëndimit dhe mbeshtesit e tij që përfaqësojnë korrupsionin 32- vjeçar.
Sali Berisha mbështeti ministrin më të korruptuar të Ballkanit, Ridvan Boden, që sot Edi Rama e ka emëruar në Bankën Kombëtare të Shqipërisë
Dje “Foltorja” shantazhoi KQZ në me deklaratat e Edi Palokës, një bolshevik i Berishës per regjistrimin e rithemelimit në KQZ?!
Mentaliteti i ketij grupimi populist politik, pa doktrinë është e drejtuar 32 vite nga Berisha, që ka ndikuar tek institucionet e pavarura të drejtësisë dhe ata zgjedhore.
Komisioni i zgjedhje njeh vetëm PD-në legjitime si forcë politike në regjistrin e partive dhe regjistron komisionerët e PD-së legjitime.
PD legjitime kërkoi pushimin e kërkesës për njohjen e statusit të 18 Dhjetorit në gjykatën e apelit për mos mbivendosur ceshtjet dhe për ti celur rrugë ceshtjes në Apel për vulën dhe siglat e PD-së.
Sali Berisha dhe mbështetësit e tij e konsiderojnë këtë kërkesë si tërheqje e PD së se drejtuar nga Alibeaj, si kthim mbrapa ose lëvizje taktike. PD legjitime bëri një kerkesë në Apel, që ky proces gjygjsorë të merrte fund me vendim gjykate dhe do të bashkonte PD-në legjitime pro perëndimore.
Kam besim, me nje analizë juridike Apeli do të vendosi në favor të PD -së me drejtues Alibeaj. Por edhe me këtë vendim demokratët perëndimorë, nuk mund të bashkohen pa largimin e Sali Berishës.
PD nuk duhet të dalë në fushatën e zgjedhjeve lokale me një politikan të shpallur non grata nga SHBA dhe Britania, që nuk njihet nga BE. PD dhe opozita nuk mund të kërkojne votë shqiptarëve kundër korrupsionit me Berishën dhe Metën, që gjykatat e pavarura i kërkojnë SPAK hetimin e deklarimit të pasurisë së tyre dhe akuzohen për arin e grabitur në Krrabë në vitet 1998 2002.
PD dhe opozita nuk mund të kërkojë votën e shqiptarëve për luftën kundër korrupsionit për largimin e Ramës, me ish pushtetarët lokalë të akuzuar për korrupsion dhe deklarim pasurie nga ILKPD dhe të mbrojtur nga prokuroria e së shkuarës!
PD dhe opozita nuk mund të kërkojë votë shqiptarëve, me karikatura lokale dhe kombëtare që kanë kërkuar votë për LSI-në në 2013 në kurriz të demokratëve perëndimorë!
Prandaj largimi i Sali Berishës dhe Ilir Metaj është i domosdoshëm per ti dhënë fund korrupsionit 32 vjecarë dhe largimin e Trekendëshit të Bermudës Edi Rames i akuzuar për korrupsion dhe hajdutëve lokalë që fshihen pas së shkuarës. /Nga Qamil GJYREZI/