Titulli i opinionit duhej të formulohej a ka mundësi Shkodra të organizojë një festival ndërkombëtar për orkestrat e frymës? Unë mendoj se po, nëse përpilohet mirë me kriteret e një projekti drejtuar edhe Ministrisë së Kulturës, Bashkisë por edhe institucioneve europiane, pavarësisht se nuk jemi anëtarë të BE.
Shkodra i ka të gjitha premisat për të organizuar një aktivitet të tillë që do t’i shërbenin historisë së Shkodrës, traditës kulturore dhe turizmit kulturorë. Një festival i tillë do të ishte një veprim edhe ‘diplomatik’, në shërbim të qytetit mijëra vjecarë. Një festival i tillë do të ndërkombtarizonte edhe emrin e vepren e Prenk Jakovës kompozitorit kombëtar.
Për dy ditë me 6 dhe 7 Tetor Shkodra u ‘pushtua’ nga tingujt e muzikantëve të Orkestrave frymore të Shkodrës, Durrësit Tivatit, Mal i Zi Beratit dhe muzikantëve, kuintetit të frymës nga Gjakova, Kosove.
Analizën se përse nuk morën pjesë grupet e tjera nga Tirana dhe Shqipëria etj, duhet ta bëjnë drejtuesit e muzikës në Shkodër dhe mund të jenë edhe arësye objektive, por edhe ‘teka’ muzikantësh dhe dirigjentësh. Duhet shkruar që në fillim që aktiviteti ishte shumë i mirë dhe transmetoi mesazhe kulturore e qytetare.
Instrumentët e frymës e kanë ‘shtëpinë në Shkodër’.
Në vitin 1878 Maestro Cannale krijoi Bandën e parë muzikore. Nuk duhet harruar kontributi i Palok Kurtit, Frano Ndojës, At Martin Gjokës dhe i shumë instrumentistëve dhe dirigjentëve në gadi një shekull.
Instrumentet e frymës krijojnë nje atmosferë të veçantë në qytetet.
Tingujt e instrumentëve të frymës krijojnë optimizëm, shpresë dhe ndikojnë edhe për formimin kulturorë të qytetarëve dhe Urbisit, qytetit.
Gjatë lojës së muzikantëve të bën përshtypje reagimi i fëmijëve të cilët lëvizin, kërcejnë me tingujt dhe ritmin e muzikës.
Me kujtohet në vitet 2005-2006 kur kam organizuar një takim dhe shëtitje në rrugët e Shkodrës me orkestra frymore nga Dubrovniku, Gjenoviç nga Mali i Zi , qytetarët e Shkodres ne rruge qanin me lot gëzimi duke shoqëruar tingujt e muzikës. Në këtë kontekst drejtuesit e muzikës duhet ti përmendin këta aktivitete, që ishin edhe fillimi i një rruge të re të orkestrave të frymës.
Sot gjërat kanë ndryshuar shume në planin urban dhe kulturorë dmth Shkodra ka ndryshuar.
Shkodra i ka të gjitha burimet kulturore historike dhe infrastrukturore për ta çuar përpara zhvillimin e muzikës dhe veçanërisht atë te frymes.
Para ndryshimeve të sistemit politik, kanë shkuar në akademinë e arteve Tiranë më shumë instrumentistë të frymës, krahasuar me isntrumentat e tjerë, të gjithë nga Shkolla ‘Prenk Jakova’.
Nuk do të zgjatem shumë per lojën e Orkestrave frymore, mbasi qëllimi i shkrimit është e ardhmja e muzikës në Shkodër dhe organizimi e menaxhimi i muzikës, aktivitetve për orkestrat e frymës.
Orkestra frymore e Shkodrës që u vlerësua me çmimin e I-rë, drejtuar nga Admir Leka, luajti shumë mirë dhe repertori ishte përzgjedhur me shumë profesionalizëm.
Edhe orkestra frymore e Durrësit, drejtuesi Saimir Kalaja dhe Beratit drejtuar nga Fatbardh Dervishi luajtën me profesionalizëm dhe e kishin vlerësuar këte akvitet, festival.
Orkestra frymore e Tivatit, drejtuar me profesionalizëm nga ish-nxënësja e shkollës ‘Prenk Jakova’ Nevila Bushi prezantoi performancë të veçantë dhe mbi të gjitha ishin të rinjtë qe sollën energji të re në muzikë dhe ndërthurja e brezave, nga fëmijët tek te moshuarit.
Seksteti i frymes i Gjakoves i drejtuar nga drejtori i shkolles se muzikes Gjakove, luajten me shume profesionalizem dhe pasion pjeset per publikun shkodrane, te cilet duartrokiten performancen e muzikanteve nga Kosova.
Binte në sy instrumentistet e frymës femra të cilat luanin në veglat e tunxhit dhe të fiatit.
Ne këtë kontekst është shumë i rëndësishëm për Shkodrën dhe Shqiperine mësimi e përhapja e instrumentëve të frymës tek të rinjtë. Instrumentët e frymës ndikojnë shumë pozitivisht në planin fizik dhe mendor për të rinjtë.
Për të ardhmen projektimi sipas legjislacionit shqiptarë dhe të BE-së menaxhimi dhe organizimi i këtyre aktiviteteve duhet përpiluar për të ardhmen Shkodrën e Shqipërinë të integruar në BE.
Kam besim të plotë, që stafi aktual i Bashkisë se Shkodrës dhe Kryetari Beci duhen përgëzuar për aktivitetin dhe do të realizojë aktivitete më të mëdha dhe më cilësore në të ardhmen.
Krahas stafit të Bashkisë Shkodër, duhet të angazhohen edhe personalitete muzikore, studjues të tjerë nga Shkodra dhe Tirana.
Si përfundim po citoj statusin e akademikut Vaso Tole për Festivalin e Orkestrave frymore të cilin e mbështes nëpërmjët këtij opinioni: ‘Urimet me te mira për organizimin. Mendoj se Bashkia Shkodër duhet ta themelojë këtë festival nderkombetar të orkestrave frymore, me aktet përkatese ligjore, me statut e rregulloren e festivalit dhe ti vendose emrin e Prenk Jakovës’! /Nga Qamil GJYREZI/