Himara – një humbje e paralajmëruar. Besoj se ju kujtohet deklarata e Kryetares PD-së Himarë që deklaroi se “Ne bazës nuk na kanë marrë asnjë mendim për kandidaturën”? Ja dhe rezultati i mendjemadhësisë…
Megjithatë, duhet thënë se pas fitores së vitit 2005, baza e PD-së nuk është pyetur më për asnjë lloj kandidature, qoftë për deputet, apo për Kryetar Bashkie.
Si pasojë e megalomanisë se “baza nuk di gjë”, në vitin 2009, në kulmin e fuqisë tonë, u bë lista për deputetë pa pyetur bazën dhe tashmë dihet se me sa shumë vështirësi, me koalicione jonatyrale e kundër dëshirës së bazës, mezi arritëm ta mbajmë pushtetin edhe katër vjet.
Në 2013 u bë një listë “besnikësh”, e denjë për opozitë dhe rezultati dihet.
Në 2017 vazhdoi tradita: listat u bënë në momentet e fundit, në orët e vona të natës, ndoshta edhe pas përfundimit të orarit zyrtar të dorzimit të listave, listë totalisht kundër propozimeve dhe dëshirës së bazës. Rezultati katastrofë…
Në 2021, të bindur se rotacioni do vinte patjeter, listat vazhduan të hartohen pa pyetur bazën, por këtë radhë u zvoglua në minimum rrethi i personave që mund t’ju merrej mendim.Përsëri humbëm.
Edhe në 2025 të jeni të sigurtë se tradita do vazhdojë…
Se sa pyetet baza në PD dua t’ju jap vetëm një shembull nga zgjedhjet vendore të vitit 2015. Kryesia e PD Shkoder, pas filtrimit të shumë kandidaturave për Kryetar Bashkie, vendosi të miratojë 24 kandidatura, secila më e denjë se tjetra dhe ia dërgoi qendrës që të zgjidhte njërin ndër këta 24 persona. Në fakt “qendra nuk iu largua traditës”. Na sollën një kandidaturë që nuk ishte diskutuar fare në Kryesinë e PD Shkoder. Sigurisht që fituam dhe shumë bindshëm, sepse partia ishte e organizuar në atë kohë, por ky ishte momenti kur filloi rënia e madhe e PD-së drejt humnerës….
Përsëri edhe pas ndryshimeve te ligjit zgjedhor, deputetët emërohen pa filluar fushata, prandaj kam frikë se Himara po na pret përsëri… /Nga Ramiz ÇOBAJ, ish- deputet dhe ish- kryetar i PD Shkodër/