Ajo që më irritoi më shumë nga ngjarja që nxituan ta quajnë “martesë” mes një gruaje dhe një gruaje, nuk ishte aq shumë fakti se u bë në mënyrë të paligjshme në kundërshtim me kodin tonë të familjes, as edhe se u bë në institucionet shtetërore të ngritura nga vota dhe taksa jonë. Ajo që vërtetë më shastisi, ishte vajza e vogël, e cila shikonte e tronditur se si “prindi 1” dhe “prindi 2”, të dyja gra, putheshin në sytë e saj.
Nuk do ketë vepër më mizore se sa një femije ti vësh përballë një pamje të tillë. Imagjinoni që ajo ka ardhur në jetë “in vitro” nga një baba X dhe në mënyrë sekuestruese mbahet nga dy nëna. Ajo kur të rritet, përveç dilemës identitare të saj, do të ketë edhe dilemën e asaj se çfarë është një nënë dhe çfarë një baba.
Do rritet gjysmake, invalide mendërisht dhe shpirtërisht, e kjo vetëm nga dy gra egoiste që mendojnë vetëm për epshet e veta. Ky është civilizimi? Ky është emancipimi? Kjo është e vërteta dhe e gabuara ndodhet kudo tjetër?
Trauma e vogëlushes qëndron tek natyrshmëria e pafajshme e saj që biologjikisht e thërret drejt dashurisë së strehës së nënës dhe babait, por nga ana tjetër realiteti kontrovers dhe i panatyrshëm i lesbizmit e huton që në vegjëli.
Këtu tregohet se sa shteti dhe insitutcionet e tij bëjnë për fëmijët dhe familjen. Sado shkolla të ndërtohen, kurrë nuk kanë për ta amortizuar traumën e fëmijëve të tillë. /Nga Redi SHEHU, publikuar në Facebook/