Ambasadorët evropianë luajnë një rol kyç në diplomacinë ndërkombëtare dhe janë të përgjegjshëm për të përfaqësuar interesat e vendeve të tyre në vendet pritëse.
Në teori, ata janë të detyruar të mbrojnë të drejtat dhe interesat e qytetarëve të tyre, duke ndjekur parimet e barazisë, drejtësisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut.
Megjithatë, ka raste kur padrejtësitë ndaj shqiptarëve kanë ndodhur dhe ambasadorët evropianë kanë munguar në reagimin e tyre.
Nëse krahasojme rastet, kur në janar të vitit 2013 në Preshevë, forcat e policisë serbe hoqën me dhunë lapidarin e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB), një organizatë politike e formuar nga shqiptarët për të përfaqësuar interesat e tyre politike dhe kulturore, ai veprim nga ana e policisë ishte i paligjshëm dhe shkelje e të drejtave të minoriteteve, pasi lapidari ishte një simbol i rëndësishëm kulturor për komunitetin shqiptar.
Megjithatë, ambasadorët evropianë që ishin të akredituar në Serbi nuk reaguan në mënyrë të dukshme kundër kësaj padrejtësie, duke shkaktuar zhgënjim dhe habi te shqiptarët, ndërsa reagimet ndaj shtetit të Kosovës kur policia kryen punën e saj në Veri të Kosovës ndodhin situata të ndryshme në Kosovë, në këtë rast, reagimet e botës ndaj qeverisë së Kosovës janë të ndjeshme dhe të kritikuara hapur për përdorimin e forcës së tepërt në situata të caktuara edhe pse është e kundërta.
Kritikat u përqendruan në respektimin e të drejtave të njeriut dhe në dënimin e dhunës ndaj qytetarëve.
Ambasadorët evropianë dhe organizatat ndërkombëtare shprehen shqetësimin e tyre dhe iu bërë thirrje autoriteteve kosovare për t’i dhënë zgjidhje paqësore kësaj situate dhe duke I akuzuar direkt si fajtore të situatës.
Ky kontrast midis mungesës së reagimeve në rastin e lapidarit të UÇPMB-së dhe ndjeshmërisë së reagimeve në rastin e veprimeve të policisë së Kosovës sjell në vëmendje një çështje të rëndësishme: mungesën e konsistencës dhe ndikimit politik të ambasadorëve evropianë në Ballkanin Perëndimor.
Shqiptarët, si një komunitet minoritar në atë vend, kanë nevojë për një mbrojtje të barabartë dhe një qasje të ndershme në përballjen me padrejtësi dhe shkelje të të drejtave të tyre në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc dhe si përfundim padrejtësitë ndaj shqiptarëve dhe mungesa e reagimeve të ndjeshme nga ambasadorët evropianë janë çështje që duhet të adresohen dhe diskutohen në mënyrë të hapur.
Nëse Bashkimi Evropian synon të ruajë besueshmërinë e tij si mbrojtës i të drejtave të njeriut dhe parimeve demokratike, është e rëndësishme që të zbatojë një qasje më konsistente dhe objektive ndaj këtyre çështjeve në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kujtojm opinionin e gjërë se kjo krahinë ka organizuar dhe mbajtue Referendimin më datën së 1 e 2 marsit të vitit 1992, dhe
Luftēn e armatosur në mesë të UÇPMB-ës dhe forcave të qeverisë së Republikës së Serbisë,
Tirana dhe Prishtina zyrtare do duhej miratuar ndonjë rezulute dhe presioni nga BE-ja e veçmas nga OKB-ja do të detyronte Serbinë që të kthente lapidarin e UÇPMB-ës të hequr dhunshëm më 20 janar 2013, në vendin që ishte dhe do të ndalte diskriminimin që është duke e ushtruar në të gjitha segmentet e jetës së kësaj krahine. /Nga Refik HASANI për ShkodraWeb/