Serbia kishte hequr dorë nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak më 1 janar 2011, përmes një ligji që filloi së zbatuari pezullimim e shërbimit të detyrueshëm ushtarak dhe nga ajo kohë nuk ishte shërbim të detyrueshëm.
Duhet kujtuar opinionin se sivjet në Serbi flitet për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, kur Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Serbisë, inicoi zyrtarisht këtë inciativë ligjërisht në muajin janar.
Dhe, është parashikuar deri më datën 1 maj 2024, ky institucion së bashku me Ministrinë e Mbrojtjes duhet t’i dorëzojnë presidentit Aleksandër Vuçiç të gjitha propozimet për modelin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.
Dihet mirëfilli se Serbia, ka pretenduar të dominojë në Federatën e Jugosllavisë, e pastaj kishte plane për mbajtjen nën kontroll të Sllovenisë, ka luftuar për pushtimin e disa pjesëve të Kroacisë, ka luftuar dhe vazhdon të kenë plane për kontroll në Bosnjë- Hercegovinë, ka luftuar në Kosovë, etj.
Serbia gjithnjë po vazhdon të ushqejë e helmojë popullin e vet, vazhdon të synojë me plane pushtuese, kolonizuese edhe shtrirjen në territoret e Kosovës, të Bosnjë- Hercegovinës, Mali të Zi.
Me një sërë platformash, dhe memorandumesh, që kanë kryer ndër dekada.
Përkundër këtyre luftrave dëshiron të kërcënon stabilitetin e ish- Republikave të RSFJ-ës, veçmas kërcënohet Republika e Bosnjë- Hercegovinës dhe Republika e Kosovës, pa harruar edhe Republikën e Malit të Zi dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ndaj Serbisë, është dashur në kohë të përpilohen dhe dorëzohen PADI, në Gjygjin Ndërkombëtar nga Kroacia, Bosnjë- Hercegovina dhe Kosova.
Serbia njihet si agresore dhe vetëm kur ishin gjykuar gjenocidi dhe krimet e luftës, duke kalkuluar dëmet e shprehura në valutën € apo në valutën $, në Miliarda, Bilion e Trilon.
Dëme të shkaktuara, vetëm në këto rrethana Serbisë, nuk i kishte shkuar mendja për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.
Serbisë, kur në momentin historik është e armiqësuar me shtetin e Kroacisë, shtetin e Bosnjë- Hercegovinës, shtetin e Kosovës.
Vazhdon të shprehë haptas pretendimin, manifeston publikisht forcën ushtarake, përgatitet ushtarakisht dhe tani është në përgatitje intensive për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, kjo është fund e krye se po përgatitet për luftë.
Serbia, përmes rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, dëshiron të krijojë pakënaqësi edhe te hungarezët, shqiptarët, bullgarët, boshnjakët, rumunët dhe gjithë pakicat tjera.
Instanca e mekanizma të BE-së, pasi nuk kan insistuar që Serbia të heqë nga preambula e Kushtetutës, përfshirjen e shtetit të Kosovës, nëse nuk monitorohen e nëse nuk saksionohet Serbia, do të hapë në kapitull të ri konflikteve në këto hapësira. /Nga Refik HASANI/