Çdo ditë që kthehem në lagjen e vjetër të qytetit tim, Gërmadha dhe Brazda qarkuese asht aty ku e kam lanë nji javë ma parë, e palëvizun, “arrogante”, si dhunuese e dinjitetit, “madheshtore” deri në kërcenim, “fuqiplote” në nximjen e jetës dhe ditëve të mbrame te brezave te lodhun nga rrenimi dhe në frikësimin e të rinjve, që nuk dihet a do kthehen ma në vendlindje.
Të gjithë i parakalojnë pranë, ne heshtje, pa bza dhe pa guxu as me fole e me ia hedhe syte. Të gjithe, edhe shpëtimtarët, delegatët dhe të perkulunit e bindun e plot gazmend pas tyne, në nji koalicion shumëngjyrësh, por të pa lidhun me zemren e vërtetë të qytetnimit.
Do t’i kalojnë nga sot shume afer, po ashtu, pa e kthye kryet, Zotat lejedhanes, qe vijne me pa shkodranet e pamundun, te mbetun peng te pabesise, rrenes dhe andrrave.
Tallja dhe cinizmi ka mberrite aty ku nuk ban ma. E megjithate, “nuk lëvizë ma nder shkodranë ai dell krenar qi e ndriti namin e qytetit t’onë dikur. Përndryshe, do t’u çonte dikush me protestue”- do të kishte thanë Koliqi.
T’i thojmë gjanat troç:
Thelbi i jetes ne qytetin tonë varet nga vendosja e kontrollit te mirefillte te rendit publik nga bashkesia qytetare, permes institucioneve te shtetit, drejtue nga paria e mendjes dhe urtesia.
Çfare te ardhme mund te kete qyteti im, dikur qendra e vetme ekonomike dhe tregtare e Shqipnise, me nderlidhje lumore dhe liqenore dhe adriatikase, ne qofte se hapesina e investimeve te kapitalit legjitim, te brendshem dhe te jashtem, nuk asht e sigurte perjetesisht dhe e pacenueshme?!
Çfarë të ardhme ka rinia ne qytetin tim, pa nji sistem edukimi te nivelit te shkolles se maparshme shkodrane? pa terrenet sportive per çdo lagje? pa nje sistem zinxhir futbollistik, te bazuem ne traditen e Shkolles se Vllaznise? pa shkollen e arteve te koheve te arta?!
Çfarë shprese mund të ketë e nesermja, në qoftë urat, mbikalimet, tangencialet, hyrëse dhe dalëse, rruget drejt malësive, qendrore dhe veriperendimore, nuk rindërtohen, hapesirat e zanuna nuk lirohen, kanalet nuk pastrohen?!
Si mund të jetë Shkodra një qytet turistik i vizitueshem dhe i preferueshem në qoftë se dy rruget e qendres historike nuk rikonstruktohen, modifikimet e shëmtueme nuk anullohen, shtëpitë muze nuk mirëmbahen, të abandonuemet nuk vendosen, sikurse e ka ligji, nen zotnimin e Bashkesise Qytetare?!
Si mund të gjenden fondet e brendshme, kur ma se pari, nuk ka një plan të detajuar e të njohun publikisht, që të ardhurat e “hambareve turistikë” ne bregdetin tonë, sipas ligjeve, nuk kalojnë të plota, me garanci, ne arkën e bashkesisë qytetare, pronat e vjetra te banoreve vendas nuk njihen, ne Rrjoll, Velipoje, Shiroke, Zogaj, Dukagjin dhe Malesi?!
Shkodra, dhimbja jonë e madhe, dashnia jonë e përjetshme, qyteti jonë i shpresës qe nuk vdes, si amanet i prinderve tonë, kërkon sot artikulim të kjartë dhe jo kalim radhe, brendi dhe jo siperfaqesi, garanci të plotë dhe seriozitet.
Te gjithe po e presim formulimin mbushamendes, fjalen e fundit, besen, e pakushtëzueme dhe të pa kërcenueme, duke i lanë shkodranët të lirë nga shtërngesat e matejshme jo të moralshme. /Nga Romeo GURAKUQI, publikuar në Facebook/