E para, koncepti 3D do të thotë, masterplan, studim i zonës, dizajn paraprak, projekt i detajuar dhe zbatim. E gjitha kjo është një punë konkrete disa vjeçare dhe e realizuar për rastin në fjalë. Projekte të ngjashme “3D” janë realizuar në Korçë, Berat, Durres, Vlorë e Pukë.
Fokusi tek projektet për Shkodrën, ndalen fillimisht në konceptin strategjik për të kthyer Shkodrën në qendër rajonale me infrastrukturë europiane. Shumë qartë e prezantuar dhe detajuar.
E dyta ndalet tek rritja e turizmit me rindërtimin e vlerave brenda qytetit, muzeve, qendrave kulturore dhe trashëgimisë së zonës. Pra lidhja e 3D- së me vizionin, strategjinë, implementimin dhe fondet është e mirëmenduar dhe paraqitur.
Z. Hernandez, një nga arkitektët e famshëm holandez që ka kthyer “3D”- të e Shirokës dhe “Marubit” në realitet dhe që unë kam patur mundësinë të punoj nga afër me projekte të ngjashme, e shpjegon qartë. Një ndërthurje fantastike jo vetëm për zhvillimin e turizmit por dhe për vetë banorët e qytetit dhe fshatrave përreth që kanë 30 vjet që presin për femijët e tyre për një shesh, lulishte, muze apo park të këtij dimensioni.
Duke argumentuar që “3D” nuk është reale, është një mesazh politik dhe dizinformim që vjen ose nga moseksperienca me projekte të tilla ose nga mos dëshira të zhvillosh qytetin tënd.
Ka ardhur koha që të ndalemi më shumë në argumenta ekonomik dhe zhvillimor se sa në ato politikë! /Autori është kandidat i PS- së për Këshillin Bashkiak të Shkodrës në zgjedhjet e 14 maj 2023/