80% e turistave vendosin per produktin dhe destinacion turistik qe do vizitojne para se te udhetojne. Kjo nepermejt webit te turizmit dhe informacionit online.
Eshte shume e rendesishme te kapim dhe kalojme, ritmin e qyteteve te tjera te Shqiperise per promovimin digital. Jemi mbrapa:
-Berati ka web turizmi
-Lezha ka web turizmi
-Gjirokstra ka web turizmi
-Saranda ka web turizmi
-Korca ka web turizmi
-Tirana ka web turizmi
-Shkodra akoma ska
Nje web mesatar kushton jo me shume se 1500€, ndersa te ardhurat te mbledhura nga turizmi nga Bashkia jane mbi 180,000 € (taksa e fjetjes). Nuk eshte problem buxheti.
Bashke me projektet fantastike ne infrastrukture, diversifikim te produktit turistik dhe promovimin nderkombetare, duhet te kthehemi ne qender rajonale te turizmit me TARGET:
-1.5 milion turista/vit (vendas & te huaj) dhe te rrisim shpenzimin per turist nga 260€/3 nete qe eshte tani ne 350€
-Turizmin Familjar (te orientojme Velipojen si destinacionin me te mire ne Shqiperi per familje)
-Turizmin Malor (per statistike, turistat e huaj me te ardhurat me te larta ne Shqiperi, nuk vizitojne jugun por Thethin. Kemi potencial te madh per te rritur te ardhurat ne ate zone)
-Turizmin Kulturor (Muzeumet, shtepite e vjetra shkodrane, rrugicat tradicionale, gastronomia, turet edukative dhe trashegimia do jene fokusi)
-Turizmin e Eventeve & Sportit
(Shkodra kampione ne sport, por pa nje muze klubi VLLAZNIA. Duhet te kemi target te behemi qyteti nr. 1 ne Shqiperi per aktivitete kulturore, lundrimi dhe sportive, jo thjesht lokale, por aktivitete te medha me impakt ekonomik per qytetin. /Nga Rudin BEKA, kandidat për këshilltar i Bashkisë Shkodër/