Të dashur miq, me emërimin ministër të brendshëm të burrit të gruas së tretë të tij, Edvin Kristaq Xhelati për herë të pare në historinë 108 vjeçare të shtetit shqiptar, shndërron këtë ministri dhe organet e varura prej saj, në ministri dhe institucione private familjare.
Duke emëruar në drejtimin e ministrisë së brendshme Bledar Çuçin, një njeri të familjes së tij të vogel dhe konkretisht burrin e ish- gruas të tretë të tij, zonjës Delilna Fico, me të cilën ruan të gjitha marrëdheniet e ngushta familjare përveç atyre martesore, Edvini kryen një akt shkatërrimtar e të pashembullt, të cilin nuk ia ka lejuar vetes asnjë shef i ekzekutivit shqiptar nga viti 1912 gjer sot kryeministër, Mbret apo diktator qoftë ai.
Me këtë akt të pashembullt në historinë e shtetit shqiptar, Edvini tregon se ai shfrytëzoi rastin e vrasjes pas shpine të Klodian Rashës për ti dhënë duart Sandër Lleshajt dhe për të shtënë totalisht në kthetrat e tij dhe familjes se tij mafioze ministrinë e dhunës, drogës dhe krimit elektoral.
Ky emërim unik në historinë e Shqipërisë është një kushtrim për çdo shqiptar të ngrihet kundër këtij regjimi të kalbur nepotik që nuk njeh ligj, normë as etikë shteti, për të përmbysur sa më parë dhe me çdo kusht Edvin Kristaq Xhelatin dhe narkoshtetin e tij. /Nga Sali BERISHA/