Vilsoni, babai i katër fëmijëve dhe Klementi u vranë nga narkoshteti sepse guxuan të marrin disa rrënjë kanabisi në arat e narkoqeveritareve. Edvin Droga dhe Gjeneral Hashashi janë autorët, vrasësit jo në shtjekëz të krimit mafioz e të shëmtuar.
Miq, ekzekutimi mafioz, mizor në Malësinë e Madhe e babait të katër femijëve, Vilson Çutaj dhe të Klement Pepaj nga Daniel Pepaj sepse morën disa rrënjë hashash “medicinal” në arat e narkoqeveritareve, është një krim i shëmtuar shtetëror, me vrasës edhe pse jo me gisht në shtjekëz Edvin Drogën dhe gjeneral Hashashin.
Kjo sepse:
Ështe Edvin Droga ai që lëshoi direktivën e mbjelljes së drogës medicinale dhe kjo bëri që këtë vit Shqipëria të mbushej anëkand me drogë. Të dy viktimat u vranë jo vjet por pikërisht në vitin e direktivës së kanabisit medicinal të Edvin Drogës dhe Gjeneral Hashashit.
Kjo mbjellja masive e drogës “medicinale” shtyu Vilsonin dhe Klementin që këtë vit, duke parë arat plot drogë, të shkulnin nga 10 rrënjë kanabis nga arat e hashashit medicinal të narkozyrtarëve pronarë apo aksionerë, në të cilat, sipas të afërmve janë jo vetëm narkodeputeti, narkokryetari monist vendor por edhe vetë Edvin Droga dhe Gjeneral Hashashi.
Pra në këtë kontekst vrasja e babait të katër fëmijëve Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj për disa rrënjë kanabis, ishte para se gjithash se guxuan të prekin arat e bosëve të mëdhenj. Ndaj dhe policia nuk mori asnjë masë për kapjen e autorit ndonëse madje as nuk lejoi familjarët të kërkonin trupat e njerëzve të tyre të ekzekutuar sepse e dinte se verdikti për ekzekutimin e tyre vinte nga sipër.
Duke shprehur ngushëllimet e mia familjeve të viktimave, dënoj si autor të vertetë jo në shtjekëz të këtij krimi të shëmtuar Edvin Drogën dhe Gjeneral Hashashin për direktivën e mbjelljes së kanabisit medicinal dhe aksionet e tyre në plantacionet e kanabisit medicinal në Malësinë e Madhe dhe në mbarë vendin. /Nga Sali BERISHA/