(foto ilustruese) Thuajse të gjithë fshatrat e Shkodrës pa energji elektrike. Moti i keq me reshje shiu dhe erëra të forta, ka krijuar probleme thuajse në të gjitha fshatrat e Bashkisë Shkodër. Sipas komunikimeve nga banorë të zonës mësohet se probleme janë regjistruar nga Njësia Administrative Shalë deri në atë të Anës së Malit.
Aktualisht pa energji elektrike janë fshatrat e Njësive: Shalë, Shosh, Pult në zonën e Dukagjinit, të gjithë fshatrat në Njësinë Rrethina. Fshatrat e Njësisë Administrative Bërdicë dhe rreth 70 % e fshatrave në Velipojë dhe e gjithë zona në njësinë administrative Guri i Zi.
Sipas të dhënave jo zyrtare pranë OSHEE, bëhët me dije se shkak i mungesës së energjisë elektrike ka qënë era e fortë që ka dëmtuar disa linja të furnizimit me energji elektrike në këto zona.