Me shkrujt’ për nji shok, nji mik, nji vlla, sidomos kur je i detyrum të japësh “Lamtumirën”, nuk asht kurrë e lehtë…Albri ishte nji mendje e ndritun qyshkur e njofta në rininë e hershme, me ndjeshmërinë e të shijuarit të letërsisë dhe mjeshtërisë të të shkruarit dhe perceptimit letrar. Mbrapa u bame shumë të afërt, duke nda shumë kohë bashkë, sepse na lidhte arti, shoqnia e përbashkët, humori e deri tek peshkimi, por mbi të gjitha dëshira dhe nevoja për të thanë fjalën tonë në realitetin turbullt të viteve ‘90…për t’u nda së gjallit vetëm para pak ditësh, kur e takova për herë të fundit në spital.
Po na ikën një ikonë e kohëve të reja të letërsisë gegnisht dhe jo vetëm. Për vlerat e tij është shkrujtë sot në shumë portale dhe adresa miqsh, letrarë, artistë e miq të zakonshëm, që patën fatin të ndajnë më të kohë, bashkëbisedime dhe skena, kështu që nuk kam ça shtoj ma tepër.
Ishte një vlerë e padiskutueshme për letërsinë e qytetit të Shkodrës dhe më gjërë. Lamtumirë mik i shtrenjtë!
“Te Zotit jemi dhe tek Ai kthehemi”!
Ti e gjete Krijuesin në udhëtimin tand të shkurtë tokësor dhe këtë e shprehe jo pak ndër reflektimet e tueja me fjalë dhe letra. Zoti të pastë në mëshirën e Tij dhe të baftë nga banorët e Xhenetit! Amin! /Nga Sidrit BEJLERI, publikuar në Facebook/