Shkruan në Facebook piktori i mirënjohur shkodran, Skender Strica: Dy fjalë mbi debatin e dy ditëve të fundit për këtë hotel- kullë në qendër të Shkodrës.
Unë personalisht mendoj se do të jetë një vlerë për qytetin nëse zbatohet siç e shohim në foto. 50vjet ma parë u ndërtu mu në qendër të qytetit Hotel Rozafa 10- katësh ku rreth e rrotull kishte veç banesa dy- tre kateshe private dhe të gjithë ne jena krenu me këtë hotet, i cili ishte më i bukuri e më komodi në Shqipëri.
Ja ngjitme emnin popullor “hotel turizmi”. Ndërsa ky që paraqitet, sigurisht hotel me pesë yje, do të sherbejë për vip- a e turistë elitare (dhe jo për këto të sotmit që edhe suvenirët nuk i blejnë ma shumë se dy- tre euro).
Besoj se një hotel luksoz i tillë, krijon premisat për rregullimin e infrastrukturës rrugore Lezhë- Shkodër dhe nevojën e një ure të re në Bahçallëk.