“GODITJA QË NUK TË VRET, TË BËN MË TË FORTË”
– Thënie nga urtësia popullore –
Më kujtohet një film i viteve ’80 që tregon gjithë realitetin mesjetar shqiptar, ku personifikohet me fatin e një piktori të kësaj periudhe që bie pre e pabesive të kohës, të thurura nga intrigat ku “në emër të Zotit”, nuk hezitojnë të përdorin edhe helmin me të vetmin qëllim se guxohet të ngrihen mbi ligjet e kohës.
Duke e sinkronizuar me ditët e sotme, kur një mori deputetësh anakronist (të opozitës së pafre), nën suazën e të ashtëquajturës “drejtësi mesjetare” po përpiqen të mbjellin vrerin e mbrujtur ndër vite (për hir të së vërtetës jo pak por 3 mandate qeverisje vendore) e ku helmi i dalë nga “laboratorët meskin e të paskrupullt” po kërkojnë të “zënë rrënjë”, ku kalbësia e tyre bie vërdallë “erën e pisllekut” për ti asfiksuar njerëzit e ndershëm që shohin vazhdimisht nga e ardhmja e ndritur, sikur ai filizi që kërkon të shpërthejë sythin pavarësisht “vështirësive të motit dhe temperaturave të ulëta”.
Nuk është më me vënd të përdoret tashmë ajo shprehja “shpif, shpif se diçka do mbetet” pasi duke nxitur kontratat dhe bashkëpunimin mes kompanive që merren me “menaxhimin e mbetjeve urbane”, ne po arrijmë tu tregojmë vendin në vendgrumbullimet ku edhe ajo “era” që mbartin nuk përmbushë kriteret e vendosura të parametrave institucionalë.
Në fakt sipas Albert Einstein: “Bota nuk është e rrezikshme nga njerëzit që bëjnë dëm por nga ata që shohin e nuk bëjnë asgjë” sepse fshehja e të paskrupulltëve, është një dëm kolosal që pavarësisht “mirësisë së bankave”, kolaterali që mbartin ato është më me peshë se vetë kërkesa për huamarrje.
Të tillë janë kudo që fshihen skutave dhe presin me hanxharë “si majtas e si djathtas” duke u lutur “hë me ishalla e hë me shënjtërim” se po vjen dita të “marrë shpërblimin e Zotit”, çka edhe nuk u intereson shumë se sa ajo çka vjen pas qëllimit të tyre të kahmotshëm që për pak pushtet qeverisës (se siç edhe thashë u bënë vite) dhe “malli gërryen edhe shpirtin”.
Ah…o Zot vdiqëm për pak pushtet ndaj na “jep këtë ushqim të pasosur” me apo të mirë vetëm ne të jemi në “krye të vendit”. Një nga aktorët më në zë të Hollywood e konkretisht Morgan Freeman thotë: “Ai që nuk di se çfarë dëshiron, shpesh humb dhe ate që ka” dhe jam i bindur se kushdo që po mundohet “të përbaltë” pozitat e kryetarit të Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj me metoda të tilla mesjetare, veçse do e nxjerrin më kryelartë sepse: “Është e vështirë të mundësh një njeri që nuk dorëzohet”, thotë mendimtari Babe Ruth.
Megjithëse jam munduar që në takimet tona të punës por edhe miqësore ti jap një këshillë po nga “urtësia popullore” kryetarit të Bashkisë Malësi e Madhe e mikut tim Tonin Marinaj: “Mos lejo të të gjejë as rastësisht, ai që u përpoq të të humbë qëllimisht”. /Nga Sytki NDRECAJ, zëvendëskryetar i Bashkisë Malësi e Madhe/