Të gjithë ne shqiptarët do ta kishim në dëshirën tonë që të merrnim së paku një barazim kundër italianëve në atë ndeshje që do mbahet mend në historinë e futbollit shqiptarë e më gjërë teksa në “Signal Iduna Park” të Dordmundit ndodheshin mbi 50 mijë tifozë që pavarësisht humbjes, bëmë mrekullinë qoftë në tifozeri në stadium përgjatë më shumë se 90 minutave lojë, por edhe në sjelljen qytetare jashtë saj duke shkruar me “gërma të mëdha” se në jemi aty edhe si Komb me vlera europian, pavarësisht asaj se sa është “madhësia jonë” ndaj asaj “të të tjerëve”.
Por ia që nuk ndodhi diçka e tillë pavarësisht çfarë në donim dhe vërtetë besonim se edhe mund të fitonim. Dhe deri këtu asgjë nuk është gabim edhe pse harruam se ne luanim me një ekip që ka të fituara 4 Kupa Bote 3 Kupa Europe (duke ardhur në këto Finale si Kampione në fuqi). Sepse ne i besuam asaj thënie të harushës: “jetë mollash sivjet-tha harusha, po pse harushë: se më hahen-tha ajo”.
E vesi i “disa shqiptarëve del me shpirtin” duke aluduar edhe me “tradhtarë të Kombit”. Një gjë e tillë u shkon përshtat se na e lanë sistemet e kaluara dhe po e përqafojnë edhe sot në demokraci duke nxjerrë “armiq të partisë” pse gjatë një momenti mbrojtësi i ekipit tonë Elseid Hysaj “uli kokën” para “plumbit kundërshtarë” duke “u lejuar” golin në portë çka solli humbjen tonë në ndeshjen e parë. Dhe nuk vonuan të nxiten fyerje të pamoralshme, të bëhen karikatura me kokën e prerë, të kryqëzohet sipas metodave të mesjetës, të krahasohet me Judën e në lëmin e “gozhdimit” ti vendosen epitete që nuk kanë hije shqiptare.
A ishte po ky Hysaj që dha kontributin e tij maksimale në arritjet e Kombëtares Shqiptare në finalet e Europianit 2016 e 2024? Apo harrojmë shpejt e me një të rënë të lapsit ia fshijmë gjitha meritat. Çfarë duhet bëjnë bavarezët e Bayern Munchen me portierin legjendar Nojer që gabimi i tij (kur ishin në avantazh ndaj Real Madridit) u humbi finalen e Champions apo rastet e ndryshme kur në finale kampionatesh humbin penalltitë duke u sjellur ekipeve përkatëse mosfitim të kupave?!
Gjithë lojtarët e ekipit tonë bënë aq sa kishin mundësi kundër ekipit italian. Nuk fituan e as barazuan vërtetë (e ndihemi të gjithë të keqardhur), por një gjë ama e bënë mirë që sapo filloj loja me golin e pas 23 sekondash të Nedin Bajramit bënë histori më vehte në të gjitha kompeticionet europiane si goli më i shpejtë i gjitha edicioneve e kohërave.
Sapo përfundoi ndeshja Rumani-Ukrainë ku fituan rumunët me rezultatin 3 me 0 e pra në 2016 në e mundëm Rumaninë. Po ky është futbolli me gjithë emocionet e tij që asnjëherë nuk duhen ngatërruar me “koka të prera”. Le të ruajmë enërgjitë për ndeshjet e radhës me datë 19 Qershor, ora 15:00 me Kroacinë e me 24 Qershor, ora 21:00 me Spanjën. Ëndrra vazhdon: “kurrë mos thuaj kurrë”. /Nga Sytki NDRECAJ, zëvendëskryetar i Bashkisë Malësi e Madhe, publikuar në Facebook/