Ka prej atyne ditëve që nisin me një boshllëk të madh dhe peng njëkohësisht. Ditë jo si të gjitha ditët e tjera, ditë që nuk të shlyhen kurrë nga kujtesa.
Kështu ishte ajo ditë e një viti ma parë, kur u përballa me mesazhet e lamtumirës së dhjetra personave për Dushin tonë. E patëm të gjithë atë shpresë që ta kalonte atë sfidë. Por kësaj here u dorëzu.
E njofta ashtu siç e kanë njoftë dhe e kanë ba mike të gjithë gazetarët e këtij qyteti. Duke trafiku lajme. Sepse, Dushi, ishte trafikantja ma e madhe e lajmit në të gjithë Shkodrën. Ishte ajo që digjte policinë me lajmin e parë, dhe ne të gjithë para saj ishim diletanta në këtë sektor. Ishte trafikante sepse nuk ia ndalte askujt lajmin dhe nuk merrte gja në këmbim. I kishte të gjithë të barabartë, të rinj e të vjetër.
Kam kujtesë shumë të shkurter nga takimet e para me persona, që me pas i kam ba shokë e miq, por me Dushen e mbaj mend krejt mirë shtërngimin e parë të duarve, atje tek dera e Rozafës së vjetër ketu e nja 22 vite ma parë. “Përshendetje! Anila Dushi, gazetare e Shekullit”. Ishte një periudhë që burimi i vetëm i informacionit të nadjes ishin gazetat, dhe Shekulli ishte në majën ma të nalte të të bamit gazetari.
Dushja përditë aty. Prezente. Nuk mungonin asnjëherë shkrimet e saj. Dhe nuk e ndalonte dorën vetëm te ngjarjet e randa të cilat Shkodra fatkeqësisht i kishte me bollëk. Kishte një dëshirë të madhe me lëvru reportazhet apo portretet njerëzore, që e sillnin Shkodrën në dimensione të tjera nga ata të kronikës së zezë.
Dushi ishte i vetmi person që kishte tagrin me na telefonu në 2, në 3, në 4 të nadjes dhe i vetmi person të cilës i hapej telefoni në atë orë.Dhe në fund por jo e fundit, ishte arkivë e ngjarjeve dhe eventeve qytetëse. Nga ato më të medha e të rëndësishme e deri tek ditëlindjet e personaliteteve të këtij qyteti.
Para një viti, aty nga janari nisa një projekt modest dhe fati e deshi që të komunikonim shpesh në ato muaj, sepse Dushi e deshti me lanë gjurmën e saj edhe në një pune të fundit. Në një takim të mbramë me të, pashë një Dush të lodhun në shpirt, që sikur ishte dorëzu nga kjo botë. Nuk donte ma me luftu fort siç kishte ba në përballje me të gjitha sfidat dhe fatkeqësitë që e përndoqën në vitet ma të bukura të jetës.
Ndoshta kishte kuptu që dikush ma i randsishëm se ne këtej, e priste çdo ditë në atë botë. Unë nuk jam fort besimtar, por duke mendu që ka një Zot, jam i bindun që Ai, ka dit me zgjedh. Na e mori ne Dushin, për me ia bashku njerëzve të saj ma të dashtun atje. E duket se edhe ajo vetë e pranoi qetësisht atë pakt. Duke lanë mbrapa gjithçka me një skenar të paracaktum. Sepse ajo ishte Anila Dushi, ma e mira prej nesh, ma e ndryshmja prej nesh. Dinjitoze edhe në ditën e fundit.
Lum kush të njofti Dush! /Publikuar në Facebook nga Taulant KOPLIKU/