A janë drejtuesit politikë të PD- së një premisë e sigurtë për fitore…? Thuajse e kam bindje dhe këtë e kam theksuar, që drejtuesit politikë edhe nga ana strukturore janë një mbivendosje, e cila ka dështuar aq herë sa është testuar…
Personalisht kam theksuar që jam për një kryetar dege që të jetë një politikan i sprovuar dhe një autoritet vendor i spikatur, ku si i zgjedhur me “një anëtar, një votë”, sigurisht të kryesojë listën e deputetëve dhe të marrë përgjegjësitë për rezultatin e zgjedhjeve në degën e tij.
Kam qenë dhe jam për një kryesi me personalitete vendore dhe njëkohësisht si përfaqësuesit më të denjë të grupeve shoqerore dhe për grupseksione të organizuara në bazë rajonesh në qytet dhe njësi administrative në fshatra.
Kjo nuk u realizua dhe jo vetëm kaq, por intuita ime thotë se drejtuesit politikë kësaj radhe janë një zhgënjim i madh jo vetëm në rezultat por edhe për sa i përket moralit politik.
A duhet që një drejtues politik të paktën të ketë një vijueshmëri mendimesh dhe qëndrimesh që të plotësojë personalitetin e tij si njeri, si intelektual dhe si politikan?
Rreth gjysma e drejtuesve politikë të PD- së nëse ballafaqohen me deklaratat e tyre publike të 3 viteve te fundit, sigurisht që do duhej tu vinte keq për veten, do turpëroheshin para vetes së tyre aq sa po të ishin normal, nuk do ta merrnin përsipër këtë detyrë por do punonin fort duke u pozicionuar në fundin e listave dhe kësisoj ndoshta do shpaguanin pak nga dëmi i madh që i kanë bërë PD -së.
Edhe një anëtar i thjeshtë i PD- së duhet të kishte aq nuhatje politike sa për të mos ndjekur symbyllur Lulzim Bashën deri në humnerën pa kthim të rrënimit të PD -së…
E pra këta që ja lejojnë vetes të udhëheqin fushatën e demokratët kanë qenë symbyllurit, naivet, servilët e fundit. Dhe këta ishin “pro amerikanët” dhe mosmirënjohësit e fundit që bënë gjithçka vetëm për interesat e ngushta tëveta…
DREJTUESIT E PD NË QARQE
1. Tirana – Belind Këlliçi
2. Durrës – Oerd Bylykbashi
3. Shkodër – Luçiano Boçi
4. Lezhë – Agron Gjekmarkaj
5. Fier – Gazment Bardhi
6. Elbasan – Ervin Salianji
7. Korçë – Ivi Kaso
8. Kukës – Flamur Hoxha
9. Gjirokastër – Tritan Shehu
10. Vlorë – Bujar Leksaj
11. Berat – Eno Bozdo
12. Dibër – Xhelal Mziu /Nga Tonin DEDAJ, ish- zëvendëskryetar i Bashkisë Shkodër, publikuar në Facebook/