Tru dhe mendje me intrigante dhe interpretime më monstruoze nuk gjen kund, veç te fqinjët tanë verior e jugor. Dhe për çudi që përendimorët i besojnë dhe i vlerësojnë.Vuciç u thotë ndërkombëtarëve: “Ndaloni Kurtin që të mos fillojë një luftë të re në Ballkan”. Pra, sipas tij, Kosova është agresori, është rreziku i luftës në Ballkan, ne serbët jemi paqësore, si gjithmonë në histori.
Këta diplomatët ndërkombëtarë, po realizojnë këtë që thotë Vuciçi, po vlerësojnë Kosovën si rrezik. Kosova është brenda shtetit të vet dhe synon të vendosë zbatimin e Kushtetutës së vet në të gjithë territorin e vet, kurse ndërkombëtarët thonë jo, s’ ke të drejtë të vendosësh ligjin brenda territorit tënd se nuk duam ne, se nuk na intereson neve dhe se ti je i vogël, se jemi ne që të kemi krijuar.
Europianët, nëpërmjet francezëve, që u vendosën atje pas luftës së 1999- ës, e krijuan vetë situatën në Veri të Kosovës dhe me qëllim afatgjatë. Absolutisht kanë qëllime shumë të mbrapshta për të menaxhuar për interes të vet pasuritë dhjetra miliard eurosh të Veriut të Kosovës, nëntokësore dhe mbitokësore.
Më duket dhe qëllim shumë anti- Kosovë krijimi i Asociacionit, përvoja kanceroze, platsdarma tensionuese që synon autonomi krahinore me perspektivë shkëputjeje nga trupi mëmë që i kanë zbatuar edhe në rajone të tjera me qëllim që gjithmonë të ketë tensione territoriale e politike dhe këta të kenë me se të merren, si dhe ti kontrollojnë e tu bëjnë presion vendeve të vogla duke krijuar vatra tensioni e të pazgjidhura, të lëna varur.
Padrejtësitë historike po vazhdojnë e po përsëriten dhunshëm, këtë radhë edhe me ndihmën e disa shqiptarëve, andej e këtej kufirit, të cilët nuk e kanë problem që shqiptarët humbasin toka tani ose e projektuar për më vonë, mjafton që të realizojnë qëllime personale e partiake. Mbi 8 mijë hektarë tokë iu dhanë Malit te Zi, miratuar edhe nga ish- kryeministri Ramush Haradinaj, diçka u humb edhe në jug me Maqedoninë e Veriut, e tani llokma më e madhe toke projektohet ti falet Serbisë, gjoja për tu karguar nga Rusia (idiotizem me brirë) dhe për ta mbajtur Serbinë nga perëndimi (edhe kjo dritëshkurtësi ).
Ngrihu o Fishta i madh nga varri dhe formuloje edhe njëherë mendimin tënd, tani duke futur edhe Amerikën në atë valle të ndyrë europiane. /Nga Trifon ZIU, pedagog, publikuar në Facebook/