8 Marsi ёshtё dita pёr tё kujtuar, nderuar, vlerёsuar, gratё e forta, tё pavaruara, tё mira, gratё qё i duan gratё; pёr gratё revolucionare, frymёzuese, tё talentuara, moskokёҫarёse, tё bukura. Akoma sot gruaja paragjykohet kur ёshtё e bukur, e zonja, e lirё, karrieriste, guximtare, oratore, e dashuruar….
Sot, gruaja e parё qё mё vjen ndёrmend asht Mama ime, nga e cila kam trashёguar bukurinё, forcёn, buzёqeshjen, guximin dhe dashurinё pёr tё bukurёn. Jam rrit qё nё lindje si njё vajzё e lirё, pa „pranga“, e gatshme me ba zgjedhjet e mia nё jetё. A mё paragjykojnё???? Se di… dhe s’dua t’ia di. Unё nuk dua tё jem njё Uardё tjetёr!
Kёtё 8 Mars kam zgjedh njё model gruaje:
Jerina/Irena Dushmani, forca e nje gruaje tё bukur dhe tё dashuruar shqiptare-veriore: Jerina Dushmani, ishte princesha më e bukur shqiptare, sipas rrëfimeve të historianëve. Të paktën, shkrimet e shekullit XV apo dhe më pas, tregojnë për një bukuri të rrallë, duke e krahasuar atë me Helenën e Trojës.
Jerina ishte e bija e princit shqiptar Lekë Dushmani. Bukuria e saj, ishte shkaku e konfliktit mes dy princave më të fuqishëm shqiptarë: Princit Lekë Dukagjini dhe Princit Lekë Zaharia.
Princesha Jerina u dashurua me princin Lekë Zaharia, por kjo zgjedhje e saj nuk u pranua nga Lekë Dukagjini. Sipas Marin Barletit, në 1445 gjatë ceremonisë së martesës së motrës së Skënderbeut Mamica Kastriotit, ai pati një grindje me Lekë Dukagjini. Arsyeja e kësaj grindjeje ishte një grua me emrin Irenë Dushmani, nga familja fisnike e Dushmanëve.
Si duket ajo preferoi Zaharian, gjë e cila nuk u pranua nga Dukagjini. Në një luftim të ndodhur në dasmë Lekë Dukagjini mbeti i plagosur, dhe shpëtoi vetëm me ndërhyrjen e Vrana Konti. Më pas, Lekë Zaharia u vra në një pritë dhe Lekë Dukagjini u akuzua për këtë vrasje.
Duke dashur që të hakmerret, Lekë Dukagjini, vrau Zaharinë. Pas vdekjes së princit Lekë Zaharia, Jerina e Dushmanëve nuk pranoi të martohet me Lekë Dukagjinin. Princesha jetoi e mbyllur si murgeshë në ishullin e Sardenjës në Itali.
Para vdekjes ajo la amanet, që trupi i saj të sillet në Danjë, pranë varrit të dashurisë së sajë të përjetshme, Princit Lekë Zaharia.
Shёnim: Mbahuni mend si gra tё lira. Robinat si mban mend historia…. /Nga Uarda ALBUNESA, publikuar në Facebook/