Mes privates dhe publikes qëndrojne qytetarët! Mes historisë dhe të tashmes qendron ndërgjegjia e qytetit! Mes sistemit që kemi zgjedhur dhe qytetarisë qendron ligji dhe zbatimi i tij.
Ligji e ka rregulluar që përmes konsultimit me publikun të tërhiqet mendimi i qytetarëve mbi atë ç’ka ngelet publike (qyteti që kemi trashëguar e do ua lëmë brezave) edhe kur fjala është për pronësi private. Ndërhyrja duhet të jetë pjesë e planit urbanistik të qytetit dhe qytetarët kanë të drejtën të shprehen për të. Debati i sotëm na kujton sa e rëndësishme është mos me reagu “nesër”, por dje dhe me shfrytëzu mundësinë që na jep sistemi që kemi zgjedhë për t’u dëgjuar në vendin dhe kohën e duhur.
Ka një numër institucionesh që paguhen me taksat tona e që ne kemi përgjegjësi me i ba me ushtru funksionet përmes llogaridhënies. Ku është këshilli bashkiak, parlamenti, drejtësia, institucionet rregullatore dhe ligjzbatuese- ku është bota akademike, shoqëria civile, media? Këto janë zërat e munguar në këtë debat- detyra e çdo qytetari të përgjegjshëm është t’i vërë ato përballë përgjegjësisë për t’u gjegjur ne ushtrim të funksioneve të tyre.
Kulla për të cilën flasim sot është vetëm simptoma e mungesës së përgjegjësisë tonë qytetare për të përdorur hapësirat e sjellë sipas sistemit që kemi zgjedhur: check and balance i munguar është njolla e ndërgjegjes sonë e mbyllur në kullen e së nesermes me të cilën me siguri KULLA e së djeshmes qeshet! /Nga Valbona KARAKAÇI, publikuar në Facebook/