Më vjen nji ftesë nga një person i dashtun që nuk mundem me e refuzu. Po shkoj në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë” me protagonist fituesin e BB, çka me veshë, me ke me ndej, nuk i njoh këto njerëz, unë nuk jam për kët’ punë, tana këto probleme nuk ndihmojnë…por procesi vazhdon.
Bahem gati shpirtnisht, pyes për kodin e veshjes, si duhet me vepru në këto premiera, nuk e zbatoj krejtësisht orarin e preferum, kërkoj falje e jena aty si grup 30 minuta para se me u shfaq filmi. Me biletat VIP, bashkë me kushrinën teme hyjmë në hollin e kinmasë e 5 minuta ma vonë, ndigjohen zana të eksitum “po vjen, po vjen”.
Mbas dy- tre minutash, i kapun për krahësh nga dy bodyguards e në gjysmëfluturim, Luizi mbërrin. E kena afër, vetëm nja dy metra larg. Fotografi pa pushim, ma në fund na vjen rradha edhe ne…”Hajdeni, hajdeni tanë”, e afron grupin në krahun tjetër Luizi i frymëzuem, duke na përgjithësu edhe ne bashkë me të tjerët.
Unë duke mbajtë distancë, flas nëpër dhambë “me ngadalë, nuk na ka mbet ora”. Gjithsesi afrohena, dy- tre shkrepje, duhet ma ja ba qejfin tanve thotë Luizi si me vedi, na vazhdojmë për disa foto të tjera në mjediset e dekorume me baners e lule nga artisja e natës, “Luledele Flowers”. Foto, buzqeshje, takime të përzemerta, disa buzeqeshje ma shumë aq sa na lejojnë me pa me sy kritik njeni-tjetrin.
I kena biletat në rreshtin e parë, nalt në lozhe, nuk i njoh njerëzit përreth, ndoshta edhe errësina nuk më lejon me pa ma andej. Fillon, jam kurioze, asht produksion i Top Channel, asht akuzu si film me tipare të theksueme roze. Ma tërheqin vëmendjen nja dy aktorë që nuk i njoh, humori asht prezent…mikja jeme fillon me qesh nën za, nuk kuptoj për nji sekondë mandej filloj me qesh edhe unë… Si përfundim qeshim aq sa nuk mbushena me frymë, me loootttt….
Luizi asht në rol por ma tepër na bajnë me qesh dy aktorë të tjerë dhe sidomos humori i zi me përmbajtje të theksume seksuale. Dalim jashtë e takohemi me të tjerë, ka përshtypje thellësisht të kundërta për filmin, disa nuk dojnë as me diskutu për të, janë të zhgënjym. Disa e kanë pëlqy, mikja jeme me biletë në sallën poshtë nesh konstaton se “tek ne askush nuk ka qeshë, u ndigjoshin vetëm disa të qeshuna prej nalt”…”jo nuk e besoj, ishalla nuk kena kene vetëm na tuj qesh”
Eci në drejtim të qendrës, në mend me vjen para disa vitesh premiera e monodramës së Rita Gjekës “Seks?! T’falemnders sa me e provu”. Unë me tem’ atë në rresht të parë, dy metra larg aktores në hollin e Teatrit “Migjeni”. Askush nuk shihte anash, veç drejt, me vështrime të ftohta pavarësisht përmbajtjes së nxehtë dhe aktrimit dinjitoz të Ritës.
Si asht e mujtun, tavolinat nëpër mejhane të mbushuna me humor bajat, plot me përmbajtje seksuale gati- gati grafike, janë aq të suksesshme, e nji film me tipare rozë, pritet me indiferencë të rreme nga publiku që përpiqet me rujt nderin e Shkodrës dhe të Shqipnisë.
Arti asht në një farë mënyre pasqyrim i aktualitetit, prandaj emertimi “VIP” asht ma se i meritum për Luisin dhe shoket e tij të BB, ato shkëlqejnë me inteligjencën e tyne në analizën e publikut dhe lojën e tyne në përshtatje perfekte. “Street smart” nuk ka kenë ndonjëhere ma i vlerësum nga një brez, të cilit i serviret ordinerja, botoxi e paret e zeza si vlerë e si mënyra ma efektive për me arrit ekselencë. /Nga Vabona QUKU LISHA, publikuar në Fecebook, redaktuar lehtësisht nga ShkodraWeb/