Ata te paktet qe thone (por e thone pak si shpesh) se Gjergj Kastrioti ishte hero vetem i te krishtereve, nuk e kuptojne ose nuk duan ta kuptojne se shprehen hapur kunder pavaresimit te Shqiperise MULTIFETARE nga Perandoria Osmane me 1912. Ata nuk e dine ose nuk duan ta pranojne ate qe e di dhe e kupton cdo njeri qe ka minimalisht dy pare mend.
Ajo qe eshte e paperseritshme, unike dhe monumentale per popullin tone eshte perpjekja e Skenderbeut per krijimin e nje dinastie mbreterore kastriotase shqiptare te tipit perendimor. Pra, te nje shteti ne perputhje me kerkesat e kohes kur shqiptaret ende nuk ishin myslimanizuar.
Kjo perpjekje 25 vjecare sherbeu si trashegimi dhe deshmi e vetme e dokumentuar boterisht qe tregonte se shqiptaret zoteronin garancite historike dhe juridike per te kerkuar pavaresine dhe krijimin e shtetit te tyre. Deshmi se ata kishin bere nje rezistence te organizuar kunder pushtuesit osman.
Per kete qellim praktik e nxorren nga harresa dhe e glorifikuan figuren e Skenderbeut rilindasit largpames, shumica te shkolluar ne Stamboll. Ata e ndjenin se Perandoria Osmane po merrte fund, se po vinte koha e pavaresise ne terma juridike, ndaj edhe i prodhuan ato terma duke u bazuar te Gjergj Kastrioti, te plani i tij per te bere mbreteri, pra shtet mesjetar. Keshtu, ekskluzivisht ne saje te Skenderbeut, ne u paraqitem me nje tradite shtetformuese te pakten 450 vjecare….
Para gjithe fuqive qe vendosnin per fatin e Ballkanit trashegimia skenderbejane, rropatja e tij per krijimin e nje mbreterie arberore, e dokumentuar gjeresisht e hollesisht nga kancelerite europiane, ishte nje dokument i pakundershtueshem qe vertetonte se ky popull kishte nje tradite lufte per pavaresi, se meritonte te jetonte i pavarur si popull autokton shqiptar, dhe jo si turk, si serb apo si grek.
Jo rastesisht kesaj periudhe i takojne edhe librat gjoja historike qe e bejne Kastriotin here grek, here serb dhe here boshnjak. Qellimi i fqinjeve ishte fshirja e kesaj trashegimie me vlere kaq te madhe juridike e historike per shqiptaret, qe ata (fqinjet) te mos kishin asnje pengese juridike kur iu sulen tokave shqiptare kinse po kafshonin tokat e perandorise osmane.
Trashegimia shtetformuese skenderbejane (LEGACY) eshte pra ajo cka e ben kete figure hero kombetar, sepse ne saje te Kastriotit politikan, diplomat e luftetar, shqiptaria kishte hedhur bazat juridike dhe historike per shtetet e pavarura qe gezojme sot ne Shqiperi e ne Kosove ku bashkejetojne ne harmoni si myslimanet ashtu edhe te krishteret.
Kurre nuk duhet harruar: Skenderbeu eshte babai historik i pavaresise dhe autoktonise shqiptare pavaresisht besimeve fetare. /Nga Virgjil KULE, publikuar në Facebook/