Tre pyetje të shkurtëra me tre përgjigje të shkurtëra.
1. Cili ishte shkaku i krizës kubane në vitin 1962 mes Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik?
Bashkimi Sovjetik, i cili kishte nisur anije me raketa bërthamore drejtë Kubës.
2. Pse Bashkimi Sovjetik kishte nisur anijet me raketat bërthamore drejtë Kubës?
Sepse Amerika kishte instaluar më parë raketat bërthamore në Turqi.
3. Si u zgjidh kriza kubane në vitin 1962?
Amerika tërhoqi raketat bërthamore nga Turqia dhe Hrushovi ktheu mbrapsht anijet me raketat bërthamore.
Ja pra si u zgjidh kriza kubane me një marrëveshje dhe shtrëngim duarsh mes Kenedit dhe Hrushovit.
Një pyetje shkurtër dhe një përgjigje e gjatë.
1. Cili është shkaku i “krizës” aktuale ukrainase?
Ja dhe një përgjigje modeste.
Me 12 qershor 1987 gjatë një diskutimi të mbajtur në Gjermani pranë Portës së Branderburgut nga Presidenti amerikan i atëhershëm Regan, ai i drejtoi një thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik Mikail Gorbaçov: “Rrëzojeni këtë mur” (“Tear doën this ëall”!). Në fakt, Muri i Berlinit u shëmb zyrtarisht me datën 9 nëntor 1989 më thjeshtë nga sa mund të mendohej, parashikohej apo imagjinohej!
Me 2 shkurt 1990, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Zëvendëskancelar i Republikës Federale të Gjermanisë, H.D. Genscher dhe Sekretari i SHBA-së, J. Baker deklaruan se: “Ne ramë dakord se NUK ka synime për të zgjeruar zonën e mbrojtjes së NATO-s në lindje. Kjo vlen jo vetëm për RDGJ-në, të cilën ne nuk duam ta përfshijmë, por edhe në përgjithësi”. Problemi është se kjo deklaratë nuk u firmos atë kohë. Dhe fjalët i mori era. Ose ashtu u duk deri me datën 15 shkurt 2022!
Në gazetën serioze gjermane “Der Shpigel” të datës 15 shkurt 2022, është botuar një artikull i bazuar tek gazetari amerikan Joshua Shifrison, i cili ka desekretuar disa dokumenta të sekretuara në arkivin kombëtar britanik, ku bëhet fjalë për një takim të 6 marsit 1991, ku në prezencën e Mikhail Gorbaçovit, katër fuqitë perëndimore SHBA, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania garantonin liderin rus se “NATO nuk do të avanconte as edhe 1 cm përtej lumit Oder”. (Lumi Oder përshkon Europën Qendrore nëpërmjet Çekisë, Gjermanisë e Polonisë dhe derdhet në Detin Baltik pranë Sëinoujscies).
Po ashtu diplomati gjerman Jurgen Robog deklaroi gjatë këtyre bisedimeve se “Nuk mund t’i lejojmë Polonisë dhe shteteve të tjera që të hyjnë në NATO, megjithë kërkesat për të hyrë në NATO nga ana e Polonisë dhe shteteve të tjera të Europës Lindore”. Të njëjtën linjë mendimi i shprehu atë kohë Gorbaçovit edhe kancelari gjerman Kol se “NATO nuk do spostohej në lindje”. Po ashtu deklaroi edhe Presidenti francez Miterand. Ndërsa ambasadori amerikan në Moskë Jack Metlock deklaroi se “Nuk do ketë zgjerim të NATO-s në lindje dhe se kufijtë tuaj nuk do vihen nën presion”. Ndërsa Sekretari i jashtëm i atëhershëm amerikan James Baker, nuk kujtohej për një takim të tillë! Por, kujtesën atij ja “freskoi” bashkëpunëtori i tij atë kohë Jack Matlock!
Më pas, shumë vende ish komuniste të Europës Lindore hynë në NATO duke pranuar si rrjedhojë instalimin në territorin e tyre të bazave ushtarake. Ky fakt ka sjellur një problem serioz dhe të madh për Rusinë, e cila është e rrethuar nga bazat e NATO-S. Përveç Bjellorusisë aleatit strategjik të Rusisë dhe Ukrainës, të cilën amerikanët e kanë shndërruar në “armikun” NUMËR NJË të Rusisë.
Me 20 shkurt 2014 me anë të protestave të financuara nga amerikanët (5 miliard dollarë sipas Nuland!) në sheshin Maidan të kryeqyetetit Kiev të Ukrainës, u arrit përmbysja e qeverisë demokratike të Presidentit Yanukovich të zgjedhur me anë të votave, e cila u zëvendësua me një qeveri pro perëndimit. Regjisor i këtij grushti të shtetit ishte Blinken, Sekretari aktual i Shtetit të SHBA-së. Shumë aktive atë kohë ishte edhe zëvendësja e tij aktuale Nuland (prezente aktive në sheshin Maidan ato ditë!). Të dy janë ukrainas.
Me 4 mars 2014, Parlamenti i Krimesë me 78 vota ndër 81 votoi për pavarësinë e Krimesë nga Ukraina dhe bashkimin me Rusinë.
Me 11 mars 2014, Republika e Krimesë deklaroi në mënyrë të njëanshme pavarësinë nga Ukraina.
Me 16 mars 2014, u mbajt një referendum në Krime, ku më shumë se 95% e popullsisë votoi në favor të kthimit të Krimesë Rusisë. Në fakt, Krimea ka qenë gjithmonë pjesë e Rusisë, por Hrushovi ja dhuroi Ukrainës në vitin 1954.
Me datën 22 shkurt 2022, Putin njohu Republikën e Donetskit dhe Republikën e Luganskut.
Me datën 23 shkurt 2022, SHBA tërhoqën nga Kievi 156 instruktorët ushtarakë amerikanë që kishin stërvitur trupat ushtarake ukrainase.
Me datën 24 shkurt 2022, Rusia ndërhyri në Ukrainë, të cilën e ndërsynë kundër Rusisë për vite me radhë SHBA dhe Europa dhe që më pas e braktisën.
Ndërhyrja ruse në Ukrainë, mbase nuk është e drejtë, por është e kuptueshme. Reagimi perëndimor duke filluar nga SHBA kundër Rusisë, do jetë shumë i ashpër. Arma kryesore që do përdoret, do jenë sanksionet, të cilat do paralizojnë në radhë të parë vetë Europën. Në çfarë mënyre?
Europa duke bllokuar tregtinë me Rusinë, dëmton në radhe të parë veten e vet. Ndërsa Rusia e sposton tregtinë me Kinën dhe Indinë (3 miliard banorë kundrejt 550 milion europianëve!). Kështu ekonomia e Europës bie dhe rrënohet.
Ekonomikisht Rusia nuk do ketë asnjë problem, pasi për momentin disponon 2000 ton ar dhe rreth 650 miliardë euro. Plus që nuk ka blerë asnjë titull toksik bankar amerikan!
Kështu Rusia nuk e ka problem që të mbyllë rubinetat e gazit natyral me Europën dhe t’ja hapë Kinës me një çmim më të leverdisshëm. Ndërsa Europës i vjen në “ndihmë” Amerika duke e furnizuar me gazin e lëngshëm që e nxjerr nga shkëmbinjtë.
Si do zhvillohet tregtia e gazit të lëngshëm të Amerikës me Europën në këtë rast? Fare e thjeshtë. Për momentin anije të mëdha me çisterna gazi janë në pritje në brigjet atlantike të Europës. Nëse Rusia mbyll rubinetat e gazit, atëherë gazi amerikan do shitet në ankand, të cilin do e fitojë ai që do e paguajë më shtrenjtë këtë gaz (disa fish më i shtrenjtë se ai rus). Kush do e fitojë këtë ankand? Dihet se shtetet më të fuqishme si Gjermania, Anglia apo Franca. Ndërsa Italia do e ketë të pamundur të blejë këtë gaz. Ose nëse arrin që ta blejë, do shkatërrojë konsumatorët e lodhur italianë.
Cila do jetë zgjidhja në mungesë të gazit?!
Fare e lehtë. Do kthehemi në mesjetë, duke u ngrohur me dru dhe duke u larë me safa. Përsëri ndjehem shumë fatlum duke qenë se kam një pyll shumë afër shtëpisë. U pa kjo punë tani në pleqni me ba edhe druvarin!
E gjitha kjo falë Amerikës, e cila veç shkatërrim po i sjell Europës dhe botës. Sa për Rusinë, duhet shtuar se më shumë ka nevojë perëndimi për Rusinë se sa e kundërta.
Mësohet se Rusia ka bërë marrëveshje me Indinë për të “bypasuar” sanksionet duke tregtuar me rupie indiane dhe me Kinën për t’ju paguar gazi natyral në euro. Ndërsa NATO dëshmoi se është vetëm një tigër letre!
Dhe në fund krejt. Josep Borell deklaroi se “Bashkimi Europian i ka dhënë Ukrainës 17 miliard euro”! Pra, një vendi që nuk bën pjesë në Bashkimin Europian i jepen 17 miliardë euro, ndërsa Greqinë që bën pjesë në Bashkimin Europian e kanë lënë të vdesë urie. /Nga Xhabir ZEJNUNI, publikuar në Facebook/