1. Në kuadrin e vendimit për legalizimin e cannabis- it dhe amnistisë fiskale, unë që kam 2 nënshtetësi, atë amerikane dhe atë shqiptare, a mundem që në kopshtin (backyard) goxha të gjanë e të gjatë që kam mbrapa shtëpisë, me i mbjellë për qëllime mjeksore “dy-tri” rranjë cannabis dhe me e sjellë produktin atje, për të ndihmue ekonominë e Shqipnisë?
2. Ba me më kapë ndonji polic amerikan e me më hi n’hu’, a hin garant ti zoti Ramaik me gjithë atë zonjën Spiropalis për mue e me i thanë atij policit amerikan:
-Ore, t’u mbylltë e mendjes…çere po bon?! A e di ti se ky asht shkodran?! Ruaju se e prekë me dorë! Zotni Bala asht nënshtetas shqiptar!
Në pritje të përgjigjes suaj, paradhanie po ju falenderoj.
Të fala zonjes SpiroPALA
Emigranti Ymer BALA. /Publikuar në Facebook nga aktori shkodran me banim në SHBA Ymer BALA/