Këto ditë, tuj jetue me emocionet që të falë futbolli, ky sport i pashoq, m’u kujtue koha kur isha i ri! Në Teatër ishim tifoza me gjithfarë “bojnash” e “kacafyteshim” , e bajshim humor tuj e gerga’ njeni tjetrin…ka nji herë edhe tuj e kalue “hududin”!
Mblidheshim tek ajo dhoma e pushimit e ai që na gërgiste ma shumë e që nuk ishte tifoz si na, ishte miku im i paharruem, i miri , i bukuri e zemërbardhi, zotni Bep Shiroka, dritë i baftë shpirti. Kur “nxehej” loja…ndërhynte me marifet për me na qetësue ne që ndiheshim tuj bertitë deri tek stadiumi!
– Me ke je ti Ymer?
– Me gjermant, mor Bep!
– Po ti Ramiz (Ramiz Rama, dritë pastë) me ke je?
– Me braziliant, mor Bep!
– Me braziliant, atje n’fe t’et? Po çka të ka çue aq larg mor Ramiz me u ba me bythzijtë e Brazilit, tuj pasë ma afër gjermant me koshë të bardha?
Plaste gazi…Ramizi i përgjigjej:
– Lene mor Bep…ku merr vesht ti prej kësaj pune!
….E kështu na pyeste të tanve me radhë!
Kur e pyetshim na: “Me ke je ti Bep?”, përgjigjej tuj e çue kryet përpjetë:
– Aaaa…unë e kam sekret!
Eh, sa kujtime të bukura në ato kohë jo fort të bukura! /Nga Ymer BALA, aktor, publikuar në Facebook/