Një punonjës i bashkisë ankohet se FSHZH nuk paska marrë parasysh projektin e tyre në harmoni me pedonalen. Vetëm të shohësh të ashtuquajturin projekt të Bashkisë Shkodër, kupton se sa të paaftë dhe sa të paqartë janë këta në trajtimin e trashëgimisë kulturore.
Pallatet e komunizmit duan ti kthejnë në neoklasike dhe ato neoklasiket e bëra nga Idromeno, i lejojnë të transformohen me vetrata e grila duralumini…e me gjithëfarëlloj ndërhyrjesh të palejueshme.
Nuk ka nevojë të shkosh larg por mjafton të shohësh ndërtesën e bashkisë (monument kulture i kat. I ) ku ka 10 lloje dritaresh nga ato druri me bojë e pa bojë, duralumini të bardha e me ngjyrë e grila e vazo të thyera e fasada të mbushura me kondicionerë dhe kupton se çfarë respekti kanë këta për traditat.
Kam qenë i bindur gjithmonë se edhe në qoftë se kanë bërë projekte, nuk është se nuk u janë miratuar për arsye politike siç propogandojnë këta por se bëjnë projekte të dobëta e pa vlerë që askush s’i financon.
Do e këshilloja bashkinë ti bëjë publike projektet që qytetarët ti shohin e ti gjykojnë, po edhe ti konsultojë me specialistët e grupet e interesit. /Nga arkitent Zef ÇUNI, publikuar në Facebook/