Ish- zëvendësministri i Kulturës, Zef Çuni, një nga arkitektët më të njohur të Shkodrës, ka rikthyer në vëmednje një problem që mund të konsiderohet tashmë i vjetës: Degradimin e një pjesë të Qendrës Historike të Shkodrës.
Madje, Çuni ka shkuar edhe më tej, duke kujtuar se mbi 10 objekte në këtë zonë, rrezikojnë jetën e kalimtarëve. Këto konstatime ai i ka bërë përmes një publikimi në Facebook, duke treguar “Trumën e Dugajve të Reja” në një distancë kohore 100- vjeçare: 1923 dhe 2023, përcjell ShkodraWEb.
Fotot flasin vetë dhe mund ti shikoni më poshtë, ndërsa arkitekti Zef Çuni tregon edhe si mund të zgjidhet ligjërisht kjo problematikë, jo vetëm në këtë zonë, por në gjithë Qendrën Historike të Shkodrës.
PUBLIKIMI I ZEF ÇUNIT
SHKODER – 100 VITE ME PARE DHE SOT.
Megjithese ketu ka nje projekt restaurimi te miratuar nga Ministria e Kultures qe ne vitin 2018, gjendja e kesaj pjese te Qendres Hisorike vazhdon te degradoje cdo dite. Ne keto kushte ne baze te ligjit autoritetet i kerkojne pronarit te rikonstruktoje objektin ose te perballet me dy alternativa ligjore :
1. Te restaurohet objekti me fonde te shtetit dhe kostoja ti vihet barre ne hipoteke pronareve deri ne shlyerjen e investimit te bere .
2. Ta shtetezoje kundrejt vleres sipas gjendjes per te mos lejuar humbjen e kesaj pasurie kulturore pjese e Ansamblit Monument Kulture.
Si ky objekt ne Qendren Historike ka mbi 10 objekte qe rrezikojne jeten e kalimtareve dhe ne te njejten kohe rrezikojne shkaterrimin perfundimtar te tyre duke bere nji dem te pakthyeshem trashegimise kulturore..